• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I NATO/ SHBA përgatit tërheqjen e trupave ushtarake nga Gjermania
Home
Nderkombetare

SAMITI I NATO/ SHBA përgatit tërheqjen e trupave ushtarake nga Gjermania

30 June, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Mund të jetë ndoshta taktikë e presidentit, Donald Trump para samitit të NATO-s por edhe shprehje e zemërimit të Trumpit për partnerët europianë, sidomos për Gjermainë. Sipas mediave SHBA përgatit tërheqjen e trupave.

Sipas një raportimi të “Washington Post”, Ministria Amerikane e Mbrojtjes po verifikon mundësitë e tërheqjes së trupave amerikane të stacionuara në Gjermani. Një nga opsionet e diskutuara është kthimi në shtëpi i një pjesë të madhe të rreth 35.000 ushtarëve amerikanë që ndodhen Republikën Federale të Gjermanisë ose zhvendosja e një kontigjenti prej tyre në Poloni, raporton gazeta.

Idenë e ka hedhur Donald Trump në një takim të këshilltarëve ushtarakë amerikanë dhe përfaqësuesve të Shtëpisë së Bardhë. Anëtarët europianë të NATO-s janë të shqetësuar për këtë hap dhe po përpiqen të sqarojnë, nëse Trump e ka seriozisht me këtë kërcënim për një ristrukturim të trupave apo kjo ka të bëjë me taktikë negociimi para samitit të NATO-s në korrik.

Pentagoni hedh poshtë lajmin

Sipas gazetës amerikane “Washington Post” bëhet fjalë për një studim të brendshëm të Pentagonit. Një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë e hodhi poshtë se ka kërkuar një analizë që kërkon tërheqjen e trupave nga Gjermania. Zëdhënësi i Pentagonit, Eric Pahin po ashtu e hodhi poshtë këtë. Por në të njëjtën kohë ai u shpreh, se stacionimi i trupave amerikane jashtë, verifikohet rregullisht duke iu nënshtruar kriterit të “shpenzim-përfitimit”. SHBA janë të lidhur si edhe më parë me Gjermaninë dhe NATO-n, tha Pahon.

Në Gjermani që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore janë të stacionuar ushtarët amerikanë. Gjermania ka kontigjentin më të madh të trupave jashtë Shteteve të Bashkuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Erdhën si TURISTE në Shqipëri, por iu gjetën 400 KILOGRAME DROGE në makinë. Çifti italian...
Previous article I PAJETË ME PLUMB NË KOKË/ Garda e Republikës jep DETAJET e para: Shoferi i ministrit...

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena Botë

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena

PAS RAUNDIT NË ZVICËR/ Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran Botë

PAS RAUNDIT NË ZVICËR/ Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT