• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I NATO-S NË LITUANI/ Rama krah për krah me Macron
Home
Politikë

SAMITI I NATO-S NË LITUANI/ Rama krah për krah me Macron

11 July, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilnius, aty ku ditën e sotme po zhvillohet samiti i NATO-s. Atje janë mbledhur të gjithë krerët e organizatës.

Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga mikpritësi i këtij takimi, Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg. Po ashtu, kryeministri Rama është takuar edhe me liderë të tjerë botërore.

Ndër ta spikat ajo me Presidentin francez, Emmanuel Macron. Pasi është kryer fotoja familjare, Rama dhe Macron ecin krah për krah me njëri-tjetrin.

Udhëheqësit e NATO-s do të qëndrojnë dy ditë në Vilnius. Ata do të adresojnë sfidat më urgjente për aleancën, për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe parandaluese të NATO-s si dhe për të sjellë më afër grupit Ukrainën. E lufta në Ukrainë pritet që të jetë në krye të axhendës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkroi mëngjesin e sotëm se aleatët e NATO-s janë në këtë takim më të fortë e të vendosur për të mbrojtur lirinë e sigurinë e popujve të Evropës.

“Me mesazhin e këtij viti të Samitit të Vilnius, Lituani që i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Kryeministri.Samiti i NATO-s në Lituani, Rama krah për krah me Macron

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKADON JAVËN E ARDHSHME/ Sunak dhe Erdogan bien dakord për të zgjatur marrëveshjen e grurit të Detit të Zi
Previous article LIGJI PËR SHTETËSINË/ Çupi: A rrezikojmë të kemi më shumë shqiptarë me kombësi të huaj sesa me kombësi shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT