• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I NATO-s NË BRUKSEL/ Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë
Home
Politikë

SAMITI I NATO-s NË BRUKSEL/ Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë

12 February, 2026 s.autor Politikë

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur sot në Bruksel në 12 shkurt, në një takim të rëndësishëm që pason Samitin e Hagës, ku u përcaktuan objektiva të reja mbi bazën e një vlerësimi realist të mjedisit aktual të sigurisë.

Në këtë takim merr pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale nga Brukseli, Vengu thekson se, diskutimet e sotme fokusohen te përshtatja operacionale e Aleancës, përshpejtimi i proceseve të vendimmarrjes dhe një shpërndarje më e balancuar e barrës së sigurisë mes aleatëve.

Sipas tij, vendimi për dislokimin e operacionit “Arctic Sentry” përreth Groenlandës konfirmon se siguria euro-atlantike është e pandashme dhe shtrihet nga veriu strategjik deri në Mesdhe. Në këtë kuadër, ai nënvizon rëndësinë e forcimit të pozicionimit të NATO-s në krahun juglindor, si një element thelbësor për stabilitetin e gjithë rajonit.

“Shqipëria i di detyrat e saj dhe i përkthen ato në investime konkrete për sigurinë e vendit dhe të mbarë rajonit”, u shpreh Vengu në reagimin e tij.

Takimi në Bruksel pritet të konkretizojë më tej prioritetet e përcaktuara në Hagë, në një kohë kur sfidat e sigurisë në hapësirën euro-atlantike vijojnë të mbeten komplekse dhe dinamike. Mbështetja për Ukrainën do të përbëjë sërish një nga shtyllat e diskutimit, së bashku me forcimin e mbrojtjes, zbatimin e angazhimeve për rritjen e shpenzimeve të saj dhe vëmendje për krahun lindor të Aleancës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVEND/ Debate për Ballukun, deputetët e PD bllokojnë foltoren sapo i ndërpritet fjala Berishës
Previous article SOT KUVEND/ Çfarë pritet të diskutohet? Një sërë projektligjesh në votim

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT