• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I NATO-s/ Biden garanton: Përkushtim maksimal i SHBA për aleatët
Home
Nderkombetare

SAMITI I NATO-s/ Biden garanton: Përkushtim maksimal i SHBA për aleatët

14 June, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Nga Brukseli, presidenti amerikan Joe Biden theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, duke i rikthyer aleatëve qetësinë që iu lëkund nga paraardhësi i tij, Donald Trump.

Krerët e vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në kryeqytetin belg për të diskutuar sfidat e aleancës që sipas Biden, përballet me shumë të tilla.

Biden: Kemi Rusinë që nuk vepron në përputhje me atë që shpresojmë dhe kemi Kinën. NATO-ja është thelbësore për interesat amerikane. Neni i 5-të është një detyrim i shenjtë” dhe Europa duhet të dijë se Shtetet e Bashkuara janë këtu.

Me këtë koment, Biden iu referua klauzolës së mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s. Sekretari Stoltenberg tha se marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë janë në “pikën më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë”.“Kjo është për shkak të veprimeve agresive të Rusisë,” deklaroi ai ndërsa insistoi që aleanca  të ketë një qasje më të ashpër ndaj Pekinit. Ne nuk po hyjmë në një Luftë të re të Ftohtë dhe Kina nuk është kundërshtari ynë, as armiku ynë.

Por, ne duhet t’i trajtojmë së bashku, si aleancë, sfidat që ngritja e Kinës paraqet për sigurinë tonë”, u shpreh ai. Biden po merr pjesë në një samit të NATO-s për herë të parë që prej marrjes së detyrës së  presidentit, në muajin janar, dhe përgjatë gjithë kësaj kohe nuk ka ngurruar ta përcjellë mbështetjen e tij për aleancën ushtarake. Në këtë samit të rëndësishëm merr pjese dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili kryeson delegacionin përfaqësues të Shqipërisë si vend anëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Kukësi njofton “divorcin” e rradhës, largohet nga verilindorët mbrojtësi...
Previous article ZGJEDHJET NË PD/ Ironia e Astrit Patozit: Në Shqipëri të gjithë fitojnë pastër...

F.autor

Postime të ngjashme

MES FRIKËS DHE ALEANCAVE/ Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme Botë

MES FRIKËS DHE ALEANCAVE/ Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç Botë

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër Botë

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT