Sot do të mbahet samiti i NATO-s, takimi vjetor i aleancës ushtarake 29-anëtarëshe.
Si çdo vit samiti i NATo ka prodhuar debate dhe kundërshti pasi në diskutim kanë qënë çështje nxehta.
Dy javë para samitit SHBA ka bërë disa deklarata “ekstremiste”, duke sulmuar drejtpërdrejtë vendet e BE mbi investimet në NATO. Me shumë interes pritet fjalimi i Trump.
Disa nga pikat kyç që me shumë mundësi do të ngrihen në samitin e NATO.
- Takimi i NATO-s: A ka zhvendosur Trump aleancën e SHBA në Evropë?
- Ushtari amerikan u vra në Afganistan në një zonë neutrale paqeje.
- Ish shefi i NATO-s mohoi lejimin e fluturimeve të avionëve Iranianë mbi SHBA
- Senati i SHBA miraton projekt-ligjin që mund të bllokojë transferimin e avionëve F35 në Turqi
Dhjetra krerë shtetesh dhe qeverish do të takohen sot në Bruksel për atë që ka të ngjarë të jetë një samit i stuhishëm i NATO-s.
Që nga janari i vitit 2017, Presidenti amerikan ka qenë kritik ndaj shumë prej praktikave të NATO-s, shpesh kundër Uashingtonit i cili ka shpenzuar më shumë para’ për mbrojtje sesa shtetet e tjera anëtare.
Kritika e Trump mund të acarojë më tej marrëdhëniet midis aleatëve perëndimorë, veçanërisht pas takimit të turbullt të G7 të muajit të kaluar.
AlpeNews.al/


