• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I DYTË/ Donald Trump do të takohet me Kim Jong-un në fund të shkurtit
Home
Nderkombetare

SAMITI I DYTË/ Donald Trump do të takohet me Kim Jong-un në fund të shkurtit

19 January, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të takohen përsëri në një samit i cili do të mbahet në fund të muajit shkurt.

Njoftimi u publikua pas takimit të presidentit Trump me të dërguarin kryesor të çështjeve bërthamore të Koresë së Veriut Kim Yong Chol, ku sipas Shtëpisë së Bardhë është diskutuar “mbi marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe përpjekjet e Phenianit për çarmatimin bërthamor”.

Takimi i presidenti Trump me ish-kryespiunin e Koresë së Veriut i cili shpesh cilësohet si dora e djathtë e Kim Jong Unit, zgjati 90 minuta.

Pas takimit, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, u tha gazetarëve se administrata po vazhdon “të shënojë përparim” në këtë front.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë trysninë dhe sanksionet ndaj Koresë së Veriut derisa nuk shohim një çarmatim të plotë dhe të vërtetueshëm bërthamor”, tha ajo, duke shtuar se “është parë vullnet i mirë nga Koreja e Veriut me lirimin e pengjeve dhe lëvizje të tjera”.

Më herët të premten, Kim Yong Chol u takua me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo në një hotel në Uashington.

Qëllimi i takimit ishte rifillimi i negociatave rreth çarmatimit bërthamor, të cilat janë shtyrë për muaj me radhë për shkak të asaj që zyrtarët e SHBA-së thonë se është refuzimi i Phenianit për të përmbushur kërkesën e Uashingtonit për një inventar të detajuar të programit të tij bërthamor e raketor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËVRASJA E MEHMETIT/ Letrat sekrete të Enverit për Hetuesinë: Ja pyetjet që duhet t’i bëni Fiqret Shehut
Previous article "ZOTI BLLOKON NJERIUN"/ Drilon Hoxha ka një mesazh për personin që donte ti "shkatërronte" karrierën (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s Botë

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT