• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I BERLINIT/ Pas Ballkanit pritet heqja e tarifave për roaming-un edhe në BE
Home
Nderkombetare

SAMITI I BERLINIT/ Pas Ballkanit pritet heqja e tarifave për roaming-un edhe në BE

5 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Sot është mbajtur Samiti i Ballkanit Perëndimor në kontekstin e të ashtuquajturit ‘Procesi i Berlinit’. Samiti mblodhi së bashku Kryetarët e Shteteve nga Ballkani Perëndimor dhe homologët e tyre nga nëntë Shtete Anëtare të BE-së, përfaqësues të nivelit të lartë të BE-së dhe Mbretërinë e Bashkuar, për të përparuar në bashkëpunimin e tyre rajonal dhe agjendën e integrimit evropian. Takimi virtual u organizua nga Kancelarja Merkel. Po ashtu e pranishme ishte Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Një nga pikat e diskutuar në këtë samit ishte edhe hyrja në fuqi nga 1 korriku e marrëveshjes Rajonale të Roaming në Ballkanin Perëndimor, ku u hoqën tarifat për qytetarët brenda rajonit.
Hapi tjetër sipas Procesit të Brelinit, është për heqjen graduale të tarifave të roaming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE.

Prej datës 1 korrik të gjithë pajtimtarët e rrjeteve celularë të Republikës së Shqipërisë që udhëtojnë në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi), do të gëzojnë të drejtën e përdorimit të të gjitha shërbimeve celulare roaming të rregulluara në këto vende të Ballkanit Perëndimor sikundër të ishin në Shqipëri, pra pa tarifa/shpenzime shtesë për roaming. Megjithatë shërbimet e internetit nuk përfshihen në heqjen e tarifave të roaming.

Me pak fjalë të gjithë pajtimtarët celularë do të tarifohen për të gjitha shërbimet celulare të konsumuara në roaming në këtë hapësirë sipas tarifave/mekanizmit të tarifimit përkatës (PAYG/Paketa me parapagim dhe paspagim, etj.) të aplikuar në Shqipëri për shërbimet celulare, si: thirrje dalëse, thirrje hyrëse (0 lekë), SMS dalëse (SMS hyrëse 0 lekë), dhe internet (sipas politikës së përdorimit të drejtë – FUP). Pajtimtarët që përdorin paketa/oferta me paspagim apo parapagim do të kenë mundësinë që gjatë roaming në Ballkanin Perëndimor të përdorin njësinë e shërbimeve të përfshira në pagesën fikse periodike (mujore) apo të ofertave me parapagim (ditore/javore, 30 ditore etj.), sikundër të ishin në Shqipëri, pra, pa tarifa shtesë apo nevojën për të blerë oferta shtesë roaming.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ULUR NË PREHËRIN E BASJKËSHORTIT/ Adelina Tahiri poston FOTON: Ndihem si...
Previous article SI DO JETË MOTI KËTË JAVË? Nisja me reshje shiu, kur pritet rritje e ndjeshme e temperaturave

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT