• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I BE/ Reformëza jo reforma për eurozonën
Home
Nderkombetare

SAMITI I BE/ Reformëza jo reforma për eurozonën

15 December, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Idetë e presidentit francez, Emmanuel Macron për reforma do të jetësohen, por të holluara tej mase. Besueshmëria e Macron nuk është e tronditur vetëm nga protestat e „jelekëve të verdhë“.

  Ishte projekti më i dashur i presidentit francez, Emmanuel Macron: Ai donte një ministër Financash për eurozonën dhe një buxhet të posaçëm për ta bërë eurozonën më të rezistueshme ndaj krizave dhe për të zbutur hendeqet ekonomike brenda vendeve të BE. Por më shumë se një vit e gjysmë pas ardhjes së tij në post, shumë pak ka mbetur nga entuziazmi i reformave: Fillimisht Macronit i duhej të priste me muaj, Angela Merkelin. Më pas një sërë vendesh kishin kritika për planet e tij. E kur Gjermania e Franca ranë në ujdi për një version më të reduktuar të këtyre reformave, filluan protestat e „jelekëve të verdhë” në Francë. Macronit i duhej të ngrinte një pjesë të reformave në vend. Kjo e ka dobësuar edhe autoritetin e tij në Bruksel.

Megjithatë një pjesë e reformave tani janë vendosur. Kreu i eurogrupit, Mario Centeno ka bërë fjalë të premten pas samitit të BE për një „ditë të rëndësishme për të gjithë”, sepse brenda pak javësh kemi lëvizur nga pozicioni „i pamundur”, në atë „të mundshëm”, tha Centeno. Ndërkohë tani flitet për „sigurisht.”

Kjo u mundësua vetëm pasi u hollua tej mase propozimi francez. Kështi buxheti i eurozonës do të jetë pjesë e buxhetit normal të BE dhe jo më vete. Po ashtu nuk do të përcaktohet fondi si e kërkonte Macron, me disa qindra miliardë dollarë, por kontributi për të do të jetë shumë më i pakët.

Belgien, EU-Gipfel - Sebastian Kurz, Österreichischer Bundeskanzler (Getty Images/D. Kitwood)

Kurz – i panevojshëm një buxhet eurozone

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit mban presidencën e radhës në BE, bëri të qartë e jo në mënyrë shumë diplomatike, se propozimi i Macron është i tepërt. „Nuk jam mik i një buxheti të eurozonës. Ka rregullore të qartë, kemi një buxhet të Bashkimit Europian, e përtej kësaj mendoj, se nuk është e nevojshme që të krijojmë një buxhet të ri të eurozonës. Besoj se kjo do t’i kushtonte taksapaguesve edhe më shumë para.”

Shumë krerë shtetesh e qeverish tremben, se një buxhet i posaçëm i eurozonës do të mund të keqpërdorej nga vendet me probleme ekonomike dhe vendet që kursejnë do të duhej të paguanin për këtë. „Nuk shoh nevojën  të krijojmë një stimul të ri e fonde të reja që dikush të fillojë të respektojë rregullat, por kjo duhet të jetë e vetëkuptueshme”, tha Kurz. Edhe kryeministri holandez, Marc Rutte është shprehur pak a shumë në të njëjtat tone, edhe pse jo kaq drejtpërdrejt.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kishte në fillim rezervat e saj dhe e mbështeti një buxhet të eurozonës, vetëm pasi ranë ndjeshëm madhësia e fondeve dhe përdorimi. Merkel tha pas samitit, se „përfytyrimet e vendeve të ndryshme kanë dallime me njëra-tjetrën”, kjo nëse janë vende paguese neto ose jo. Por ajo theksoi se „presidenti francez ishte i kënaqur, edhe unë po ashtu.”

Belgien, EU-Gipfel - Emmanuel Macron, Präsident von Frankreich und Bundeskanzlerin Angela Merkel (Getty Images/E. Dunand) 

Merkel tregon mirëkuptim

Më pak të kontestuara janë pika të tjera: Kështu fondi i shpëtimit të euros, ESM do të forcohet dhe përgjegjësitë e tij do të shtohen. ESM u jep kredi vendeve në krizë kundrejt kushteve të caktuara për reforma kursimi. Në të ardhmen ky fond do të përdoret më herët për të penguar krizat paraprakisht. Ai do të ndihmojë për të shpëtuar bankat nga falimentimi dhe do të merret me rregullimin e likuidimit të tyre në rast se ato nuk mund të shpëtohen më nga falimentimi.

Të gjitha këto planë shihen tani në një dritë tjetër pas protestave të „jelekëve të verdhë” në Francë, që e detyruan presidentin francez të reagojë e të bëjë lëshime. Ulja e parashikuar e deficitit buxhetor francez, me një pikë nën 3% duket se do të shtyhet për më vonë. Për Sebastian Kurz, Marc Rutte e të tjerë është pikërisht kjo zvarritje që duhet tejkaluar në BE. Merkel u tregua megjithatë e bindur, se presidenti do t’i vazhdojë reformat në Francë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITJA E BLINDIT ME 7.5 MILION LEKË/ Pranga 2 policëve privat. Ja për çfarë akuzohen
Previous article E ARDHMJA E ICARDIT/ Vanda Nara e zbulon “PA DASHJE" negociatat për...

F.autor

Postime të ngjashme

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore Botë

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit Botë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT