• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I BE/ Berisha: Rama dëshmoi se është i rreshtuar jo me Ballkanin e Brukselit, por me Ballkanin e Beogradit dhe Putinit
Home
Politikë

SAMITI I BE/ Berisha: Rama dëshmoi se është i rreshtuar jo me Ballkanin e Brukselit, por me Ballkanin e Beogradit dhe Putinit

24 June, 2022 s.autor Politikë

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish në konferencën me mediat këtë të premte udhëtimin në Bruksel të kryeministrit Rama ku mori pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së.

Sipas Berishës, Rama shkoi në Bruksel “e faktoi se ishte përfaqësues i aleancës trilaterale të serbomadhit Vucic. Me deklaratat e qëndrimet e tij Rama dëshmoi se është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit apo Brukselit por me Ballkanin e Beogradit dhe Putinit”.

“Ky është udhëtimi që dëshmoi përfundimisht se Edi Ramës nuk i hapin negociatat. Nuk e pranojnë për interlokutor dhe se në mënyrë absolute shkaqet themelore nuk është Bullgaria, por siç ja tha vetë padroni i tij Vucic janë disa vende të BE, të cilat nuk janë dakord me hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Nuk janë dakord me hapjen e negociatave me Shqipërinë se Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet, përkundrazi në drejtim të lirive të qytetarëve, votës së lirë dhe mediave ka shënuar rrokullisje të mëdha.

Nuk është vetoja e Bullgarisë për Shqipërinë por është regresi i demokracisë në Shqipëri e mos plotësimi i kushteve nga qeveria e Ramës.

Nëse lexoni të gjitha deklaratat para e gjate samitit te Rames ato faktojnë katërcipërisht se ky zotëri shkoi në Bruksel jo si përfaqësues i Shqipërisë por si vasal i Aleksandër Vucic.

Dhe u soll atje sikur të ishte Milorak Dodik, Presidenti i Republikës serbe të Bosnjës dhe jo kryeministër i Shqipërisë.

Shkoi në Bruksel e faktoi se ishte përfaqësues i aleancës trilaterale të serbomadhit Vucic. Me deklaratat e qëndrimet e tij Rama dëshmoi se është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit apo Brukselit por me Ballkanin e Beogradit dhe Putinit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HAPI THESIN" PËR KRIMET/ Ish-miku i Dumanit merret sërish në pyetje nga SPAK, policia blindon Prokurorinë e Posaçme
Previous article GJERMANIA MERR VENDIMIN HISTORIK/ Transgjinorët, interseksualët, të lirë të zgjedhin…

s.autor

Postime të ngjashme

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë Politikë

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT