• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I ALASKËS/ Reagimet: Ishte fitore e qartë për Putinin!
Home
Nderkombetare

SAMITI I ALASKËS/ Reagimet: Ishte fitore e qartë për Putinin!

16 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Disa ministra nga vendet e Europës Lindore, të cilat ndihen më të kërcënuara nga ekspansionizmi rus, kanë filluar të reagojnë pas samitit të Alaskës, duke mos shprehur shumë entuziasëm për rezultatet e tij.

Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, tha se mbështet përpjekjet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, por ka dyshime rreth interesave të Presidentit rus, Vladimir Putin, për të arritur vërtet një marrëveshje. “Nëse Putin do të ishte serioz në lidhje me negociatat për paqe, ai nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën gjithë ditën sot”, tha Lipavsky.

Nga ana tjetër, Ministrja lituaneze e mbrojtjes, Dovile Sakaliene, shkroi në X se Putini po “manipulon më tej viktimat dhe po bën kërcënime delikate” ndaj Bashkimit Evropian dhe Ukrainës, duke i nxitur ata të mos “sabotojnë” progresin e supozuar në samitin e Anchorage. Daniel Fried, bashkëpunëtor në Këshillin e Atlantikut, njëherësh arkitekt i sanksioneve amerikane kundër Rusisë, pasi Moska mori nën kontroll Krimenë më 2014, tha pas konferencës në Alaskë se SHBA-ja “duket se nuk ia dorëzoi Ukrainën” Putinit. “Asnjë marrëveshje për Ukrainën

Putini e teproi me retorikën e ricikluar për shtensionimin e situatës. Fatmirësisht, Trump nuk duket se ia dorëzoi Ukrainën. Por, përparimi që përmendi Trump nuk është i përcaktuar dhe mund të mos ekzistojë fare. Këto përshtypje të para do të ndryshojnë me daljen e më shumë informacioneve”, shkroi ai në X. Për ish-kryetarin e Konferencës së Mynihut për Sigurinë, Ëolfgang Ischinger, samiti i Alaskës ishte një fitore e qartë për Putinin.. “Alaska: Putini mori tapetin e kuq me Trumpin, Trumpi asgjë,” shkroi Ischinger në platfformën X.”Sikurse kishim frikë: pa armëpushim, pa paqe. Pa përparim të vërtetë – shumë qartë 1:0 për Putinin – jo sanksione të reja.

Për ukrainasit: asgjë. Për Evropën: thellësisht zhgënjyese,” shkroi Ischinger, ish ambassador i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara nga viti 2001 deri në vitin 2006. Në takimin, që u mbajt në bazën ushtarake Elmendorf mes dy udhëheqësve, morën pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff. Po ashtu, Putin ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe këshilltari për çështje të jashtme, Yuri Ushakov.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KULTIVONIN DHE SHISNIN KANABIS/ 5 të arrestuar, nën hetim kryeplaku i fshatit Jaupas (EMRAT+VIDEO)
Previous article VRASJA E 14-VJEÇARIT/ Detajet: E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë, autori xhiroi gomat…

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT