• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KULTIVONIN DHE SHISNIN KANABIS/ 5 të arrestuar, nën hetim kryeplaku i fshatit Jaupas (EMRAT+VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

KULTIVONIN DHE SHISNIN KANABIS/ 5 të arrestuar, nën hetim kryeplaku i fshatit Jaupas (EMRAT+VIDEO)

16 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Skrapar– Pesë persona kanë rënë në prangat e policsisë pasi kultivonin dhe shisnin kanabis.

Ata janë identifikuar si Markos Qama, Serxho Hodo (Qama), Altin Zajmi, Emiljano Kapllani dhe Sulejman Çelo.
VIDEO

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet kryetari i fshatit për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjatë operacionit, në fshatin Jaupas, blutë gjetën dhe u asgjësuan 122 bimë narkotike kanabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të procedimit penal dhe veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, nga strukturat për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcën Operacionale të DVP Berat, nën drejtimin e Prokurorisë Berat, u finalizua operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e një grupi që kultivonte dhe shiste lëndë narkotike.

Gjatë këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve:

M. Q., 25 vjeç dhe S. H. (Q)., 30 vjeç (vëllezër), banues në Poliçan;

A. Z., 41 vjeç, banues në fshatin Gostenckë, Skrapar;

E. K., 33 vjeç, banues në Poliçan;

S. Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Jaupas, Skrapar.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryetari i fshatit Jaupas, Skrapar, shtetasi S. Ç., 46 vjeç (vëllai i shtetasit të arrestuar S. Ç.).

Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan 3 krehra arme zjarri automatike, 3 koka të dyshuara me përmbajtje eksplozivi, tub uji që dyshohet se furnizonte parcelën me 122 bimë narkotike.

Gjatë këtij operacioni u ushtruan 15 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera, ku u sekuestruan në total 1 armë gjahu çifte, lëndë narkotike cannabis sativa, 7 aparate celularë dhe shuma monetare, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SAMIT I NEVERITSHËM"/ Shpërthejnë mediat në Kiev: Putini mori atë që deshi
Previous article SAMITI I ALASKËS/ Reagimet: Ishte fitore e qartë për Putinin!

s.autor

Postime të ngjashme

"ZBULOVA RASTIN ARUBA NGA HETIMET E..."/ Artan Hoxha: Çfarë u kërkoi Artur Shehu gjatë takimit Aktualitet

"ZBULOVA RASTIN ARUBA NGA HETIMET E..."/ Artan Hoxha: Çfarë u kërkoi Artur Shehu gjatë takimit

KORRUPSION NË ZGJEDHJE/ GJKKO dënon katër të pandehur, tre përfitojnë pezullim të burgimit Aktualitet

KORRUPSION NË ZGJEDHJE/ GJKKO dënon katër të pandehur, tre përfitojnë pezullim të burgimit

ZJARR I MADH NË HIMARË/ Flakët përfshijnë kodrat e Llamanit Aktualitet

ZJARR I MADH NË HIMARË/ Flakët përfshijnë kodrat e Llamanit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT