• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Rama: Ky takim, shenjë që lidhja jonë është e pandashme
Home
Politikë

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Rama: Ky takim, shenjë që lidhja jonë është e pandashme

18 December, 2024 s.autor Politikë

Para samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet sot (18 dhjetor) në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar vëmendjen e Unionit ndaj vendeve të rajonit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, Rama tha se ky takim është shenjë e një lidhje të pandashme mes BE dhe Ballkanit perëndimorë, por theksoi se duhet bërë edhe më shumë për forcimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.

“Është ditë e rëndësishme për ne sepse kemi samitin me BE-në dhe në të njëjtën kohë ne jemi zgjuar me një ndjesi të mirë që kemi hapur një tjetër kapitull për negociatat ditën e djeshme. Është momentin i mirë. Por mbi të gjitha dua ta marr këtë avantazh për t’iu falënderuar për këtë takim dhe t’iu them se ne ndjejmë një privilegj sepse ju keni ardhur nga një rrugë e gjatë dhe dini se çfarë do të thotë të lindesh dhe të rritesh në një regjim diktatorial dhe më pas të luftosh për liri dhe më pas për të ndërtuar demokracinë dhe një shoqëri të zhvilluar. Kjo është një arsye më shumë për tu ndjerë komfort për të punuar me ju, për të mësuar nga ju dhe për të shkëmbyer pikëpamjet tona në këtë kohë jo shumë të lehtë. Në të njëjtën kohë ky takim është i rëndësishëm sepse është një shenjë më shumë që lidhja jonë është e pandashme dhe duhet të bëjmë më të mirën për ta bërë atë më të fortë. Dua të shpreh falënderimet e mia, mirënjohjen për BE-në dhe punën që po bën për të shtyrë përpara agjendën për zgjerimin”, tha Rama.
Në këtë samit të radhës BE–Ballkani Perëndimor, në fokus do të jetë forcimi i partneritetit mes vendeve përmes integrimit gradual të rajonit në disa prej politikave ndërkombëtare.

Ky është samiti i parë i thirrur nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili vetëm tre ditë pas marrjes së mandatit shtroi një darkë informale për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Parashqevi Simaku me look të ri, puth flamurin shqiptar
Previous article "GËRDECI"/ Shtyhet sërish seanca për Mediun: Ekspertët ushtarakë të përgatisin pyetjet

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT