• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIRANË/ Berisha propozon datën për protestën e radhës: Ja kur do të mblidhemi sërish
Home
Politikë

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIRANË/ Berisha propozon datën për protestën e radhës: Ja kur do të mblidhemi sërish

18 November, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar datën tjetër kur do të mbahet protesta e radhës.

Ai tha që në nisje të mbledhjes së Kryesisë se protesta e radhës do të jetë në 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të mbahet samiti Ballkani Perëndimor-BE.

“Me aferat e tij shumë miliardëshe , tani kjo e fundit me Portin e Durrësit, PD i mbetet që me gjithë fuqinë e saj, protestat e veta. Beteja e PD është betejë për ekzistencë n e demokracisë në Shqipëri dhe kjo është e vërteta. Nuk duhet të harrojmë se kur të gjitha institucionet kontrollohet dhe përfundojnë në duart e një partie kjo në të gjitha përcaktimet është shteti monopartiak apo diktaturë e një partie she kjo është e vërtetë në Shqipërisë, ndaj protesta e 12 nëntorit domosdoshmërish duhet të vazhdohet me protesta të tjera dhe data 6 dhjetor mendoj unë është një rast që populli opozitar të ngrejë zërin para të gjithë botes.”, tha ai.

Mes të tjerash Berisha tha se këtë protestë liderët europiane duhet ta marrin si akt mirëseardhjeje, ndërsa për qeverinë do të jetë një akt armiqësor.

“Protesta jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, po vidhet, shkretohet, çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të pavdekshme, janë të forta. Ndaj ftoj që ta marrim këtë si akt mikpritje ndaj tyre, dhe padiskutim armiqësor, flagrant, ndaj Edi Ramës, i cili në aferat e tij turpëron çdo njeri, çdo komb dhe lirinë.”, pohoi Berisha, duke shtuar: “Me këtë agjendë betejë, kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizmit. Mbrojtjen e pasurisë më të madhe publike që kanë shqiptarët sot, Portin e Durrësit që po plaçkitet në mënyrën më të paimagjinueshme dhe po përvetësohet nga klani Rama me klane të tjera. Natyrisht agjenda mund të ketë dhe do ketë çështje të tjera, por mendoj se një popull I shndërruar nuk do thosha atë që ka thënë një gazetar italian me të drejtë kur u mbush stadium i Barit, ‘popull fantazëm’;, por një popull gomonesh po. Protesta e jonë synon të dëshmojë se në këtë vend që po varfërohet, vidhet e shkretohet aspirate demokratike europiane janë të pavdekshme. Kam bindjen se populli opozitar e pret këtë thirrje me dëshirën më të madhe për të paraqitur në arenë e lidershpit europian problematikat me të cilat përballet sot”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FIRMOSET MARRËVESHJA/ Shqipëria anëtare e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane
Previous article ÇFARË PO NDODH ME "BIG BROTHER VIP ALBANIA 2"/ Arbana tregon gjithçka, nga ambientet e shtëpisë deri te zarfat e lojës

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la Politikë

E TRISHTË/ Deputeti i PS humb bashkëshorten: Dashuria ime sot na la

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi Politikë

"EURO E DOBËT, DUHET REFLEKTIM TE ÇMIMET"/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT