• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FIRMOSET MARRËVESHJA/ Shqipëria anëtare e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane
Home
Politikë

FIRMOSET MARRËVESHJA/ Shqipëria anëtare e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane

18 November, 2022 s.autor Politikë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic firmosën sot, në mjediset e Kryeministrisë marrëveshjen për anëtarësim në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

Kërkesa për anëtarësim u dorëzua nga Kryeministri Edi Rama në qershor të këtij viti. Pas firmosjes së marrëveshjes, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi në konferencën e përbashkët me Komisionerin Evropian Z. Leanercic, mbështetjen që Mekanizimi Evropian i Mbrojtjes Civile i ka dhënë Shqipërisë.

“Mekanizmi Evropian ka qenë  pranë nesh në ditë të vështira të Emergjencave Civile, fatkeqësive natyrore, të cilat kulmuan në nëntor të vitit 2019, me tërmetin dramatik që pësoi Shqipëria. Por, sot ne jemi anëtarë të këtij mekanizmi, që  do të thotë se ne sot marrim pjesë jo thjesht si përfitues, por marrim pjesë edhe si kontributorë në tryezat ku përgatiten politikat, masat, aktet e Mbrojtjes Civile për të gjithë hapësirën e Ballkanit, e BE-së”, u shpreh ministri Peleshi.

Ministri Niko Peleshi tha se Shqipëria ka nevojë për ngritjen e kapaciteteve dhe me këtë anëtarësim përfiton shumë.

 

 

Nga ana e tij, Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez LENARČIČ u shpreh se: “Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Ky është një hap kyç përpara në procesin historik drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por edhe për mbrojtjen dhe sigurinë”.

I pranishëm në firmosjen e marrëveshjes ishte dhe Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako.

Me firmosjen e kësaj marrëveshje Shqipëria merr statusin e vendit pjesëmarrës në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.  Anëtarësimi në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, mundëson forcimin e kapaciteteve, arritjen e standardeve të duhura në teknologji, mjete dhe pajisje bashkëkohore, trajnime dhe çertifikime të ekipeve shqiptare, të cilat do të ndërveprojnë me ekipet evropiane në raste fatkeqësish natyrore dhe atyre të shkaktuara nga dora e njeriut.

  • foto galeri
  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA RRUGORE NË AKSION/ Arrestohen 2 shoferë dhe pezullohen 31 leje drejtimi në Durrës
Previous article SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIRANË/ Berisha propozon datën për protestën e radhës: Ja kur do të mblidhemi sërish

s.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT