Kryeministri Rama po vijon me turin “Bashkia që duam”. Sot, ndodhet në Gjirokastër ku pas takimit me studentët paraditen e sotme, ka vijuar me qytetarët.
Salla ku zhvillohet takimi është mbushur plot. Vetë kryeministri Rama u shpreh se shumë prej njerëzve mbeten jashtë por për shkak të motit të keq duhej ta zhvillonin në ambientet e brendshme.
Fjala hapëse e Ramës ishte për djegien e mandateve të opozitës, ku kryeministri theksoi se opozita nuk kanë asnjë shans ta mundin atë dhe Partinë socialiste. /AlpeNews.al
ERTV Live😊: Gjirokastër – Takimi publik i ciklit kombëtar “Bashkia që duam” 🤝
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 22. Februar 2019


