• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SALIU TI THOTË LULIT IK VRAP NË SHPI”/ Rama: Iliri ti kërkojë Monikës ti shohë Titit filxhanin se ka nerv shiatik
Home
Politikë

“SALIU TI THOTË LULIT IK VRAP NË SHPI”/ Rama: Iliri ti kërkojë Monikës ti shohë Titit filxhanin se ka nerv shiatik

15 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorë të qytetit të Korçës në kuadër të fushatës elektorale, përmendi edhe dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve. Duke u ndalur tek argumenti i dhënë nga Meta se ka sinjale për përplasje më 30 qershor dhe ndaj e mori këtë vendim, Rama tha se zgjidhja është shumë e thjeshtë. Sipas kreut të qeverisë, Meta duhet t’i kërkojë bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së të tërhiqet nga këto skenare, ashtu sikundër edhe ish-kryeministri Sali Berisha të bëjë të njëjtën gjë me Lulzim Bashën, kryetarin e PD-së. Rama i shoqëroi këto deklarata me batuta të shumta ku Kryemadhit ju drejtua si fallxhorja, dhe Bashës si kukulla, të dy në duart e Metës dhe Berishës, që sipas tij kanë orkestruar këtë plan politik.

Fjalën e nisi duke kujtuar episodet e tentativës së bllokimit të rrugës që ju bë gjatë takimeve të tija elektorale në qarkun e Shkodrës, nga militantë të opozitës nën drejtimin e ish-deputetëve të PD-së Ervin Salianji dhe Klevis Balliu.

“Kush është ngritur këtu Salianji që doli në Devoll me çunin e Fahri Balliut që kishin marrë dërrasë me gozhda për të shpuar gomat se i kanë parë në filma? Këta do të bëjnë ’97? Meta e ka të thjeshtë t’i thotë gruas shiko filxhan për dajë Titin (Petrit Vasilin) thuaj si do shkojë puna me nervin shiatik. Edhe për shoqen tonë Norën, (Nora Malaj) ti sheh filxhan Nora qan, çdo bëhet me popullin edhe lotët vu. Ti thotë Monës boll merru me këto. Dhe Saliu t’i thotë Lulit, Lulzim shpeejt, në shtëpi. Këto të ndodhin, dhe nuk ndodh ’97.

Këta thonë po vendoset diktatura, këtu në fakt ka një tentativë për të vendosur diktaturën e marrëzisë me një filxhan dhe një kukull. Këtu nuk po bëhet asnjë gjë, këta kanë një hall të madh që ne do t’ia zgjidhim më 30 qershor. Dhe ata që i shkojnë nga mbrapa, thuajini fqinjëve dhe kushërinjve demokratë, merrini në telefon, dhe thuajini, vazhdoni të pakënaqur por mos merrni vendin ën qafë, se kush vete mbas tyre në 30 qershor, nuk është puna se e zë ligji dhe ngelen brenda por kur të dalin nga burgu do mbeten brenda. Qeveria e SHBA me emër mbiemër, Lulzim Basha, Monika kryemadhi, thotë kujdes se po digjesh, kujdes se do bëhet klubi i atyre pa vizë. Saliu nuk diskutohet është kryetari i shoqatës, nuk diskutohet që kush vete mbas tyre e pëson. Mirë në Amerikë, por as në Greqi nuk do vënë dot. Tani ja vlen të lësh Selanikun për Monikën? Ata mbjellin çdo ditë frikën, pro do ta shikoni, do treten nga frika e tyre. Ne jemi me të drejtën dhe e drejta do të na shpërblejë”, tha kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJËSOJ SI MESSIT/ Tifozi shqiptar futet në fushë dhe i puth këmbën Granit Xhakës
Previous article DEKLARATA E PAPRITUR/ Xhaka: Një biznismen shqiptar na ka paguar dënimin për "shqiponjen" ndaj Serbisë

F.autor

Postime të ngjashme

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT