Reagim i deputetit të PD:
Sk-Edi- beu nxorri Donicën të shfryjnë hallin që iu ka rënë, si goja e vetme që mund të bëjë pis drejtesinë, sepse pret radhën e hetimit të milionave të doganave, për të cilat ka folur së pari Departamenti Amerikan i Shtetit.
Pasi i thirri dje gazetarët që ti perdorte si mjegull, duke i spërkatur me stërkalat e vrerit, se i duhej te mbulonte skandalin e qafirëve dhe tahirëve, nxorri Donicën sot të lëpinte me krenari për socialistet mbetjet e turpit ndërsa lexonte mesazhin e ndërkombëtarëve kokëposhtë si çikë e denjë partie .
Mesazhi është i qartë:
- Askush mbi ligjin. Pra të gjithë të barabartë para ligjit, si cdo qytetar që arrestohet dhe përballet me drejtësinë kur akuzohet nga prokuroria e shtetit ashtu duhet të ndodhë edhe me Ramën, Saimirin, Elisën, e të tjerë me radhë.
2.Zbulimi i të vërtetës por jo gjyqe si në komunizëm. Gjyqet bëhen sipas parimit të ndarjes dhe balancimit të pushtetit Check and Balance, pra secili institucion tagrin e vet; jo si në komunizëm ku byroja politike bënte fiks siç ju bëtë, gjyqe politike per fajësi ose pafajësi.
- Inkurajojmë prokurorinë dhe gjykatën. Nuk është thënë inkurajojmë byronë politike. Tahiri duhet ti dorëzohej drejtësisë të vendoste fajësinë ose pafajësinë
Frika që po i ha shpirtin e bën të nxjerrë këto t’i venë gjoksin plumbave të armikut te jashtëm dhe të brendshëm. Frika po gërryen këta, mosndëshkueshmëria po iu ha shpirtin gjithë shqipëtarëve.


