Drejtuesit e FIFA-s njoftuan planet për të transmetuar Botërorin “Rusi 2018” në formatin Ultra HD. FIFA tha se të gjitha 64 ndeshjet e turneut do të prodhohen për herë të parë në Ultra High Definition me High Dynamic Range.
Organizata më e lartë e futbollit tha se 37 kamera, nga të cilat tetë do të shfaqin prodhim të dyfishtë UHD / HDR dhe 1080p / SDR, dhe tetë të tjera me prodhim të dyfishtë 1080p / HDR dhe 1080p / SDR, do të mbulojnë çdo ndeshje, shkruan Supersport.
Tetë Super-slow motion dhe dy kamera Ultra-motion, një kabllo-cam dhe një cineflex heli-cam, do të sigurojë fotografi të klasit të lartë dhe do të jenë në dispozicion nga çdo kënd në çdo stadium. Së bashku me Olimpiadën, Kupa e Botës në futboll ka qenë tradicionalisht një vitrinë e teknologjive më të fundit.


