Ish kryeministri Sali Berisha shquhet tanimë për postimet e tij në Facebook ku nga 10, po 10 janë akuza për qeverinë Rama.
E ateherë kur menduam se i pamë të gjitha, Berisha postoi një qytetar që e kishin pickuar mushkonjat. Deri këtu ishte e çuditshme e akoma më shumë u bë kur mbishkrimi i vinte fajin qeverisë.
Pra, sipas Berishës nëse pickohesh nga mushkonjat, bletët apo ndonje insekt tjetër ankohu per qeverinë se nuk do të vijnë më as ato.
Nga ana tjetër, edhe qytetarët e kanë tallur jo pak ish kryeministrin për këtë postim. ALPEnews.al