Një gazetar bjellorus është arrestuar ditën e sotme në Minsk, pasi avioni me të cilin po fluturonte është detyruar të ulet në aeroportin e kryeqytetit bjellorus.
Gazetari Roman Protasevich, kritik i regjimit të presidentit Alexander Lukashenko, jetonte prej vitesh në ekzil.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se qeveria bjelloruse ka sajuar një incident ajror për të kryer arrestimin e gazetarit.
Teksa avioni i kompanisë “Ryanair” po udhëtonte nga Athina drejt Vilnius-it në Lituani, pilotëve u është dhënë alarmi për një bombë në bordin e aeroplanit. Më pas, një avion luftarak bjellorus i është afruar aeroplanit dhe e ka detyruar të ulet në Minsk.
Me t’u ulur në pistë, pranë aeroplanit kanë shkuar autoritetet bjelloruse të cilët kanë arrestuar gazetarin.



