Kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka kursyer replikat me komentuesit në profilin e tij.
Teksa e pyesin për rikthimin e Saimir Tahirit në atdhe pas largimit të tij në Gjermani, Rama nuk ka duruar për të nisur këtu replikat me qytetarët që e ndjekin në rrjetet sociale.
Ka qenë pikërisht një video e hedhur prej tij në lidhje me rikonstruksionin e një shkolle që më pas është shoqëruar me replika të shumta.




