• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SA ZBATOHEN MASAT COVID-19 NË TIRANË? Ja çfarë tregon vëzhgimi në urbane, tregje e bare
Home
Breaking News

SA ZBATOHEN MASAT COVID-19 NË TIRANË? Ja çfarë tregon vëzhgimi në urbane, tregje e bare

25 August, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Numri i rasteve ditore të identifikuar si të prekur nga COVID 19 po pëson rritje dita-ditës në vendin tonë. Kryeqyteti vijon të mbetet vatra e nxehtë e përhapjes së virusit, e kjo për vetë faktin e përqendrimit të lartë të popullatës.

Por sa zbatohen masat antiCovid në Tiranë? Pas një vëzhgimi nga kamera e Neës 24, konstatohet që në transportin publik, një pjesë e pasagjerëve, disa faturino e shoferë nuk e përdorin maskën. Po kështu ndodh edhe në tregjet e fruta- perimeve apo biznese të tjera. Ndërkohë në një pjesë të mirë të bareve apo restoranteve nuk zbatohet distancimi i parashikuar në protokoll.

Qytetarët tregojnë se i përdorin maskat, veçanërisht në ambientet e mbyllura, madje disa prej tyre pranojnë që dashur- padashur kanë neglizhuar zbatimin e masave anticovid.

Papërgjegjshmëria më e madhe lidhur me zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID 19 konstatohet tek të rinjtë, të cilët sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë përhapësit më të mëdhenj të virusit.

Ardhja e vjeshtës duket e frikshme për një pjesë të qytetarëve pasi mendojnë se rreziku nga koronavirusi do të rritet. Një ish paciente e prekur nga SARS-COV 2 thekson për të gjithë skeptikët se ky virus ekziston e madje edhe vret.

Adaptimi i masave anticovid duket jo pak i lehtë për qytetarët shqiptarë, të cilët ndodhen mes teorive konspirative për mos ekzistencën e virusit, lajmeve për të prekur e viktima dhe shpresës apo besimit se sidoqoftë të mos preken prej tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IMUNITETI NGA VIRUSI/ Dy pacientë në Holandë dhe Belgjikë infektohen përsëri me COVID-19
Previous article E FUNDIT/ Mbaron takimi me Conten, Inter merr vendimin për trajnerin

F.autor

Postime të ngjashme

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan Aktualitet

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit Aktualitet

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi Aktualitet

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT