• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Sa vlen pasaporta shqiptare, e 50 në botë, e fundit në rajon për lehtësi udhëtimi
Home
Sociale

Sa vlen pasaporta shqiptare, e 50 në botë, e fundit në rajon për lehtësi udhëtimi

3 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria qëndron e 50-a në botë, sipas studimit më të fundit të Indeksit të Pasaportave, sa i përket aksesit të lirë, pa viza, për të udhëtuar për turizëm apo edhe për biznes.
Një aspekt të veçantë që ky indeks trajton është shtetësia sipas investimit, sipas të cilit Shqipëria nuk bën pjesë në këtë grup…

Në mesin e shteteve që ofrojnë shtetësi sipas investimit, janë sipas renditjes, Singapori, Spanja, Portugalia, Britania e Madhe, SHBA, Irlanda, Kanadaja, Greqia, Australia, Hungaria, Letonia, Bullgaria dhe Hong Kongu. Këto shtete kanë incentiva të tilla që për investime të caktuara në pasuritë e patundshme, si blerje, të ofrojnë shtetësinë e vendit. Shqipëria nuk bën pjesë në këtë kategori.

Indeksi i Pasaportave është mjeti interaktiv më popullor në botë, i cili grumbullon, shfaq dhe rendit pasaportat e botës. E fuqizuar nga Arton Capital, është e vetmja renditje globale në kohë reale e pasaportave botërore, e përditësuar aq shpesh sa të zbatohet po në kohë reale heqja e vizave dhe ndryshimet e reja të vizave.

 

Sipas këtij indeksi, Shqipëria renditet e 50-a në botë, me përkatësisht 101 vende ku mund të udhëtohet pa nevojën e vizës. Renditet e fundit në rajon, ku kryeson Serbia me 18 vende më shumë ku udhëtohet lirisht. Studimi bëhet kryesisht për të kuptuar se çfarë lehtësish kanë udhëtarët, si turistë ashtu edhe në fushën e biznesit dhe investimeve, çka e bën një vend më të hapur ndaj mundësive se sa një tjetër.

Indeksi i Pasaportave gjithashtu përmban PASSE / PORT, buletin gjithëpërfshirës për caktimin e pasaportës dhe pikëpamjet për lëvizjen globale, sigurinë, teknologjinë, markimin dhe politikat e vizave nga e gjithë bota.

Sipas një studimi të ngjashëm në të njëjtën fushë, Shqipëria renditet e 52 sipas Indeksit të Pasaportave 2018, nga Instituti Henley and Partners.

Ndërsa shtetet e tjera rajonale kanë një mobilitet global më të madh, kryeson Serbia me 119 shtete, ku mund të lëvizë të lirë, Maqedonia me 112, Mali i Zi me 110 dhe Bosnjë-Hercegovina me 105.

Sipas raportit, lehtësia në udhëtimin pa viza nuk mund të shihet vetëm në spektrin e turizmit, por edhe të biznesit dhe mundësive për investime./monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I shpallur në kërkim për trafik droge nga Gjermania, arrestohet në Morinë 28 vjeçari (FOTO)
Previous article Mourinhos i "futet frika në palcë" nga performanca e lojtarit që e deshi aq shumë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Përplasje mes studentëve dhe demokratëve para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

PROTESTAT/ Përplasje mes studentëve dhe demokratëve para Ministrisë së Arsimit

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole Aktualitet

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT