• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sa shpesh duhet të hajë fëmija mish të kuq?
Home
Shëndet

Sa shpesh duhet të hajë fëmija mish të kuq?

22 June, 2018 Ina.Autor Shëndet

Është perceptim i gjerë që mishi i kuq është më i ushqyeshmi për një fëmijë. Për më tepër është zgjidhja kryesore për parandalimin e anemisë dhe përgjithësisht për trajtimin e niveleve të ulëta të hekurit në gjakun e një fëmije.
Le të nisim ta vëzhgojmë përbërjen e mishit më në detaje. Është sigurisht një burim i mirë i proteinave të vlefshme biologjike. Për më tepër përmban sasi të konsiderueshme të hekurit.

Me fjalë të tjera, përmban hekur heme (nga mishi) në një formë të tillë që është më e lehtë për t’u përthithur nga trupi i njeriut.

Në të njëjtën kohë përmban sasi të konsiderueshme të kolesterolit dhe acideve yndyrore të saturuara.

Kolesteroli mund të konsiderohet si i vlefshëm për trupin e një fëmije deri në një fare mase, por acidet yndyrore të saturuara ndikojnë në funksionet vaskulare dhe kardiake.

Duke qenë se zakonet më të rëndësishme të të ngrënit vendosen që në fëmijërinë e hershme dhe kur një fëmijë ha mish të kuq, zakonisht edhe prindërit bëjnë të njëjtën gjë, ne dalim në konkluzionin se konsumi i shpeshtë i mishit të kuq është i dëmshëm si për fëmijën dhe për prindërit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Babylino shkruan se mishi i kuq duhet të konsumohet deri në 2 herë në muaj ose jo më shumë se një herë në javë.

Agjencia e Standarteve Ushqimore në Britani citon se konsumi i shpeshtë i mishit shoqërohet me rrezik të shtuar të problemeve në zemër dhe kancer të shtyllës kurrizore.

Për plotësimin e nevojave për hekur, edhe pula, edhe peshku gjithashtu përmbajnë hekur heme, por në sasi më të vogla. Ky hekur në kombinim me marrjen e hekurit nga veza dhe bishtajoret mund të plotësojë me lehtësi nevojat e një fëmije.

Si konkluzion kur dieta javore e një fëmije përmban 2 vakte peshku, 1 vakt mish pule, 1 vakt bishtajore, 1 vakt makarona dhe një vakt perime të ziera, mishi i kuq mund të përdoret një herë në javë.

Gjithsesi, duhet të siguroheni që nuk shërbehet si plotësues për vaktet e tjera siç mund të jetë makarona me mish të grirë.

Informacioni ushqyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë.

Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar.

Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Po ngrof p****n", Ana Lika tregon çfarë e provokoi batutën tek emisioni i Rudina Dembacajt
Previous article "TË MERR MË QAFË KUR E SHEH"/ E kuqe nga jashtë, por e zezë dhe e kalbur nga brenda

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT