Proverbën e vjetër që thotë se paratë s’blejnë lumturinë e keni dëgjuar, madje mund ta keni mantra jete. Kjo thënie u diskreditua dhe është momenti të ndërmarrim hapat e nevojshëm për ta shfrytëzuar në favorin tonë.
Edhe nëse besonit se paratë mund të blejnë lumturinë, perceptimi është i gabuar. Televizioni, filmat, artikujt që lexojmë, kultura rreth nesh na thonë se nuk ka një limit të domosdoshëm fitimi për t’u ndjerë të lumtur. Bota operon duke u mbështetur tek sa më shumë aq më mirë. Tani kuptojmë se është më e komplikuar se aq.
Është debatuar për të gjetur nivelin e të ardhurave që nuk sjell më përmirësim në jetën e një personi. Me fjalë të tjera, për të gjetur fitimet vjetore që maksimizojnë mirëqenien e një personi. Një studim e pa më në thellësi këtë pyetje të rëndomtë dhe zbuloi se dikush duhet të fitojë mesatarisht 75 mijë dollarë në vit.
Por si përkthehet kjo në lekë?
Vlera për të cilën folëm më lart, 75 mijë dollarë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përket shtresës së mesme të lartë. Individët që paguhen kaq në vit, fitojnë më shumë se mesatarja, por më pak se të kamurit. Paga mesatare nga ajo optimale dallon me një koeficent prej 1.9.
Në Shqipëri, paga mesatare mujore në sektorin shtetëror dhe në atë privat varion rreth vlerës 53,025 lekë. Duke përdorur koeficentin e gjetur më lart, zbulojmë se paga optimale, për të qenë të lumtur dhe të kënaqur me jetën në Shqipëri është 103,222 lekë në muaj. Vlera aplikohet vetëm për individët, ndërsa për familjet mund të jetë më e lartë.
Personat që fitojnë rreth 100 mijë lekë (të reja) në muaj ndihen më mirë emocionalisht dhe individë më të realizuar në përgjithësi. Vlera e përllogaritur bruto mund të variojë në rajone të ndryshme të botës, pasi përfundimet u bazuan në një sërë faktorësh si fuqia blerëse, koncepti i lumturisë dhe mirëqenies.
Pse nevojitet një limit pasurie?
Studimi gjithashtu zbuloi se në momentin që ky limit arrihet, rritja e mëtejshme shkakton ulje të kënaqësisë në jetë dhe pakëson mirëqenien. Paratë janë të nevojshme për të plotësuar nevojat bazike, si pagesat fikse, huatë dhe blerjet e komoditeteve të ndryshme. Pasi arrihet pika optimale, pra 100 mijë lekë në muaj, njerëzit nxiten të blejnë më tepër të mira materiale dhe të krahasohen me të tjerët. Ironikisht, ky fitim i tepërt ul nivelin e mirëqenies.
Në fund, paratë thjesht mbeten një nga gjërat që na bëjnë të lumtur dhe çdo ditë e më shumë po mësojmë për aplikimet përtej atij tradicionalit.