Rutte në Kosovë, Policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO’s
Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë qëndrimit të sekretarit të NATO’s, Mark Rutte, në Kosovë.
“Me datën 10 dhe 11 mars 2025, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë një delegacion i lartë i NATO-s i kryesuar nga sekretari Gjeneral i saj, z. Mark RUTTE. Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës.”
Policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore më qëllim që eskorta e Ruttes të qarkullojë lirshëm.


