• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RUSIA PO PËRGATITET TË GODASË…”/ Uashingtoni thirrje shtetasve amerikanë të largohen menjëherë nga Ukraina
Home
Botë

“RUSIA PO PËRGATITET TË GODASË…”/ Uashingtoni thirrje shtetasve amerikanë të largohen menjëherë nga Ukraina

23 August, 2022 s.autor Botë

Ambasada amerikane në Kiev u bëri thirrje të martën shtetasve amerikanë të largohen nga Ukraina, për shkak të informacioneve të besueshme, se Rusia po përgatitej të godiste në ditët në vijim infrastrukturën civile dhe qeveritare të këtij vendi.

Paralajmërimi vjen ndërsa më 24 gusht shënohen plot 6 muaj që kur Moska sulmoi Ukrainën, ditë që përkon dhe me 31 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga ish Bashkimi Sovjetik.

Mes frikës për sulme nga Rusia, qeveria ukrainase mori vendim të ndalë festimet të mërkurën në kryeqytetin e vendit.

“Departamenti i Shtetit ka informacione se Rusia po rrit përpjekjet për të nisur sulme kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare ukrainase në ditët në vijim”, thuhej në një deklaratë të ambasadës amerikane.

“Qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Ukraina menjëherë, me mjetet e tyre, nëse kjo do të ishte një gjë e sigurt për t’u ndërmarrë”, vijonte më tej deklarata.

Kjo nuk është hera e parë që Uashingtoni lëshon një paralajmërim të tillë, por në këtë rast paralajmërimi vjen ndërsa Ukraina shënon përvjetorin e pavarësisë nga sundimi sovjetik.

Njoftimi vjen gjithashtu pas vrasjes të shtunën me një makinë bombë të Darya Dugina-s, vajzës së një ultra-nacionalisti të njohur rus, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Putin. Moska ka fajësuar për vrasjen agjentë të zbulimit ukrainas, një akuzë që Kievi e ka hedhur poshtë./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRBOHEN DY VAJZAT E REJA NË DEVOLL/ Në orët e para të mëngjesit shqetësojnë banorët e qytetit. Kur vjen policia përdorin dhunën, më pas…
Previous article REFUZOI TË TREGOJË DOKUMENTACIONET E SKAFIT/ Gjobitet 18-vjeçari në Sarandë, policia i bllokon edhe mjetin

s.autor

Postime të ngjashme

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë Botë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit Botë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit Botë

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT