• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RUSIA NUK NDALET/ Sulmon Kievin gjatë natës, raportohen tre të vdekur
Home
Nderkombetare

RUSIA NUK NDALET/ Sulmon Kievin gjatë natës, raportohen tre të vdekur

2 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Rusia nisi shumë drone gjatë natës për të sulmuar pjesë të Ukrainës dhe dhjetëra u rrëzuan, thanë zyrtarët ukrainas të hënën.

Këto sulme po vijnë pas një serie sulmesh gjatë fundjavës që vranë tre civilë në natën e Vitit të Ri.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se 40 dronë “u nisën për në Kiev” gjatë natës, sipas forcave të mbrojtjes ajrore dhe të gjithë u shkatërruan.

Klitschko tha se 22 dronë u shkatërruan mbi Kiev, tre në rajonin periferik të Kievit dhe 15 mbi provincat fqinje.

Objektet e infrastrukturës energjetike në kryeqytet u dëmtuan dhe një shpërthim ndodhi në një lagje të qytetit, tha kryebashkiaku.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kjo ishte shkaktuar nga dronët apo municione të tjera. Një 19-vjeçar u shtrua në spital me plagë, shtoi Klitschko.

Në rajonin periferik të Kievit, i cili gjithashtu u sulmua me dronë, u godit një “objekt infrastrukturor kritik” dhe ndërtesa banimi, tha guvernatori Oleksiy Kuleba.

Një sulm i ashpër natën e Vitit të Ri vrau të paktën tre civilë në të gjithë vendin, raportuan autoritetet ukrainase dhe u plagosën dhjetëra.

Shpërthime të shumta tronditën kryeqytetin dhe zona të tjera të Ukrainës të shtunën dhe gjatë natës. Sulmet erdhën 36 orë pas sulmeve të përhapura me raketa që Rusia nisi të enjten për të dëmtuar objektet e infrastrukturës energjetike.

Rusia ka kryer sulme ajrore mbi furnizimet me energji dhe ujë të Ukrainës pothuajse çdo javë që nga tetori, duke rritur vuajtjet e ukrainasve, ndërsa forcat e saj tokësore luftojnë për të mbajtur terren dhe për të avancuar./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MODELUAR SIPAS PLANIT MARSHALL/ Analiza e REL: Si do të rindërtohet Ukraina? Rusia
Previous article TRONDITËSE! Hodhi foshnjën 11 muajshe në lumë dhe iku të festonte, arrestohet 29-vjeçarja në...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar Botë

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja Botë

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit Botë

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT