• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RUSIA NIS OFENSIVË MASIVE…”/ Paralajmërimi i Ukrainës: Putin i ka bërë llogaritë gabim
Home
Botë

“RUSIA NIS OFENSIVË MASIVE…”/ Paralajmërimi i Ukrainës: Putin i ka bërë llogaritë gabim

14 December, 2022 s.autor Botë

Ukraina ka paralajmëruar së fundmi se Rusia mund të nisë një ofensivë të madhe në janar ose shkurt të vitit 2023.

“Forcat ruse mund të jenë të afta të nisin një ofensivë të madhe në Ukrainë deri në fund të janarit ose shkurtit, pavarësisht humbjeve të njëpasnjëshme dhe problemeve ushtarake. Moska po përgatitet të kryejë një ofensivë të madhe në fillim të vitit 2023 ndërsa vazhdon të sulmojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Unë mendoj se aftësia ruse për të kryer një ofensivë, ndoshta një ofensivë të madhe, mund të rikthehet diku nga fundi i janarit, shkurtit. Dhe ne, natyrisht, bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar që kjo të ndodhë”, tha sot ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, duke folur me gazetarët nga një strehë për bomba në qendër të Kievit.

Ministri Kuleba shtoi gjithashtu se Rusia ende shpreson se do të jenë në gjendje të avancojë më thellë në Ukrainë, duke e arsyetuar këtë me shtimin e rekrutimeve dhe lëvizjen e armëve të rënda në ë gjithë vendin.

Tjetër rënie për dollarin dhe euron, çfarë ndodh me këmbimin valutor ditën e sotme
Ai tha se qëllimet e Vladimir Putin nuk kishin ndryshuar që kur ai urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën në shkurt dhe u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të mos dëgjojnë “deklaratat boshe” të Kremlinit.

“Askush nuk duhet të mashtrohet. Rusia nuk i ka ndryshuar ultimatumet e saj dhe ende dëshiron të pushtojë të gjithë Ukrainën. Ajo që ata duan tani nuk është paqe, por një pauzë në agresion për ta vazhduar më vonë. Ne nuk do ta luajmë këtë lojë. Shqetësimi i menjëhershëm i Ukrainës ishte rikthimi i energjisë elektrike në të gjithë vendin pas valëve të sulmeve me raketa ruse në infrastrukturë që synonin të shkatërronin sistemin energjetik të Ukrainës dhe të linin miliona njerëz pa akses në energji, ujë dhe ngrohje në mes të temperaturave të ulëta dhe ngricave të dimrit. Putin shpreson se pa energji, ujë dhe ngrohje, ukrainasit do të pushojnë së rezistuari dhe do të pranojnë ultimatumet ruse, por ky është një llogaritje e gabuar e rëndë. Terrori raketor rus nuk do ta shkatërrojë Ukrainën”, tha Kuleba.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DERI NË 30 MIJË FOSHNJA NË VIT/ Shkenca prezanton ‘mitrën e parë artificiale’ që lejon prindërit të zgjedhin tiparet e bebes
Previous article ARRESTOHET 17-VJEÇARI/ Përplasi për vdekje një 73-vjeçar duke drejtuar makinën pa patentë

s.autor

Postime të ngjashme

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz Botë

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar Botë

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja Botë

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT