• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RUSIA GODET KOMPLEKSIN KU JETON AMBASADORI SHQIPTAR NË KIEV/ Tirana thërret ambasadorin rus për shpjegime. Hoxha: E papranueshme
Home
Politikë

RUSIA GODET KOMPLEKSIN KU JETON AMBASADORI SHQIPTAR NË KIEV/ Tirana thërret ambasadorin rus për shpjegime. Hoxha: E papranueshme

24 May, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Shqipëria ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse me raketa balistike dhe dronë ndaj Ukrainës, pasi gjatë bombardimeve është goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi përmes një postimi në rrjetin social X, duke e cilësuar ngjarjen si “të papranueshme” dhe një përshkallëzim serioz të agresionit rus.

Sipas ministrit, sulmi vuri në rrezik serioz jetën e banorëve dhe ambasadorit shqiptar në Ukrainë, ndërsa u godit zona rezidenciale ku ai banon.

Hoxha tha se ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri është thirrur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të dhënë shpjegime lidhur me incidentin.

“Shqipëria dënon me forcë një tjetër sulm brutal në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë të nisur mbrëmjen e fundit nga Rusia ndaj objektivave civile në Ukrainë, në një shpërfillje totale të jetës dhe dinjitetit njerëzor. Këtë herë u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, duke e vënë jetën e tij në rrezik serioz. Kjo është e papranueshme!

Targetimi i zonave civile dhe vënia në rrezik e personelit diplomatik përfaqëson një përshkallëzim të rëndë dhe një tjetër kujtesë të zymtë të kostos njerëzore të agresionit të vazhdueshëm të Rusisë….Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri është thirrur për shpjegime”, shkruan Hoxha.

Në reagimin e tij, ministri shqiptar akuzoi Rusinë për sulme të vazhdueshme ndaj infrastrukturës civile ukrainase, përfshirë shkolla, spitale, banesa dhe objekte energjetike, duke shtuar se pavarësisht kësaj, populli ukrainas ka treguar qëndrueshmëri dhe vendosmëri.

“Kjo luftë e zgjedhur nga Rusia ka zgjatur shumë gjatë. Për më shumë se katër vjet që nga pushtimi i paligjshëm në shkallë të gjerë, Rusia ka targetuar pa pushim infrastrukturën energjetike, shkollat, spitalet dhe shtëpitë në të gjithë Ukrainën. Megjithatë, ajo nuk ka arritur të thyejë guximin, vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe forcën e popullit ukrainas. Rusia nuk po fiton; ajo vetëm po vret, po nxit vuajtje dhe shkatërrim”, shkruan ministri.

Shqipëria i bëri thirrje Rusisë që të ndalë menjëherë sulmet, t’i japë fund luftës dhe të rikthehet në tryezën e negociatave duke respektuar ligjin ndërkombëtar. Hoxha ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Rusisë që të ndërpresë menjëherë këto sulme, t’i japë fund luftës kundër Ukrainës, të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe të kthehet në negociata. Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë fort pranë Ukrainës dhe përsërit mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ata që janë përgjegjës për këto sulme duhet të mbahen përgjegjës”, shkruan ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TYM I BARDHË"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Po diskutojmë detajet përfundimtare
Previous article KTHESA E MADHE NË LINDJEN E MESME/ Pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

s.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Sot, kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Sot, kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

ATENTATI NË SARANDË/ Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT