• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KTHESA E MADHE NË LINDJEN E MESME/ Pritet raund i ri bisedimesh në Teheran
Home
Nderkombetare

KTHESA E MADHE NË LINDJEN E MESME/ Pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

23 May, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, zhvilloi një rund të ri takimesh me zyrtarë të lartë iranianë në Teheran më 23 maj, si pjesë e një përpjekjeje të gjerë diplomatike që përfshin Pakistanin, Katarin, shtetet e Gjirit Persik dhe vendet perëndimore, mes frikës në rritje se konflikti në Iran mund të ndizet sërish.

Mediat shtetërore iraniane raportuan se Munir zhvilloi takime të ndara me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, dhe kryetarin e Parlamentit, Mohammad Bagher Qalibaf, pas bisedimeve të mëhershme me ministrin e Jashtëm, Abbas Araqchi, të cilat vazhduan deri vonë natën e 22 majit.

Sipas raportimeve, diskutimet u përqendruan në propozimet diplomatike dhe mesazhet e shkëmbyera mes Teheranit dhe Uashingtonit, përfshirë një dokument me 14 pika, të cilin Irani e konsideron thelbësor për negociatat e ardhshme.

“Historia dhe përvoja e negociatave me amerikanët na detyrojmë që të tregojmë kujdesin maksimal”, i tha Pezeshkian Munirit gjatë takimit, sipas mediave shtetërore iraniane.

Qalibaf, i cili është shfaqur si një nga negociatorët kryesorë të Teheranit që nga fillimi i sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt, tha se Irani nuk do të bëjë kompromis për “të drejtat e tij” dhe akuzoi Uashingtonin se nuk po negocion në mirëbesim.

“Ne nuk do të heqim dorë nga të drejtat e kombit dhe vendit tonë”, tha Qalibaf, sipas televizionit shtetëror iranian, duke paralajmëruar se nëse Shtetet e Bashkuara “në mënyrë të pamatur e rinisin luftën”, pasojat do të jenë “më të fuqishme dhe më të hidhura” sesa në fazat e mëhershme të konfliktit.

Përpjekja diplomatike vjen pas javësh me sinjale të ndryshme nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka kërcënuar vazhdimisht me veprime ushtarake kundër Iranit, por njëkohësisht është tërhequr nga rinisja e sulmeve për t’i lënë hapësirë vazhdimit të bisedimeve.

Përpjekja e re ndërmjetësuese vjen mes raportimeve se Irani dhe Shtetet e Bashkuara po shkëmbejnë mesazhe dhe propozime përmes ndërmjetësve, në përpjekje për të krijuar një kornizë formale për negociatat e ardhshme. Bisedimet janë indirekte, ndërsa Pakistani, Katari dhe Omani janë ndër vendet që po lehtësojnë komunikimin mes dy palëve.

Next Post
Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së
Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së
Leave a Reply

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RUSIA GODET KOMPLEKSIN KU JETON AMBASADORI SHQIPTAR NË KIEV/ Tirana thërret ambasadorin rus për shpjegime. Hoxha: E papranueshme
Previous article STUDIM I RI MBI JETGJATËSINË/ Konsumi i mishit lidhet me rritje të gjasave për të arritur 100 vjeç

s.autor

Postime të ngjashme

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special Botë

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein Botë

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit Botë

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT