Këshilli i qytetit të Mariupolit njofton se forcat ruse bombarduan të shtunën një shkollë ku ishin strehuar 400 njerëz.
bombardime mariupol ukraine lufte
Përmes një përditësimi në Telegram, zyrtarët ukrainas deklarojnë se ndërtesa është shkatërruar plotësisht dhe se njerëzit ndodhen nën rrënoja.
“Gratë, fëmijët dhe të moshuarit kishin qenë në shkollë, ende nuk ka informacion për numrin e viktimave”, thanë zyrtarët.
BBC raporton se komunikimi me qytetin e Mariupol është tepër i vështirë dhe për rjedhojë mbetet e vështirë të verifikohet nga burimet e saj pretendimi i zyrtarëve ukrainas


