• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RUSI “NON GRATA” NË KOSOVË/ OKB kundërshton ashpër vendimin
Home
Rajon

RUSI “NON GRATA” NË KOSOVË/ OKB kundërshton ashpër vendimin

1 June, 2019 F.autor Rajon

Mikhail Krasnoshchenkov, shtetas rus, pjesëtar i UNMIK-ut në Kosovë, u shpall të premten si person i padëshiruar nga qeveria e Kosovës.  Ai u arrestua së bashku me një punonjës tjetër të UNMIK-ut, të kombësisë serbe, gjatë një operacioni në veri të Kosovës, që sipas autoriteteve, drejtohej kundër disa personave që dyshohen për krim të organizuar dhe kontrabandë.

Farhan Haq, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i tha Zërit të Amerikës, se Kosova nuk mund të marrë një vendim të tillë, pasi OKB-ja nuk është shtet. “Të dy zyrtarët tanë janë liruar në në fillim të javës. Zyrtari rus tre ditë më pare, ndërsa anëtari serb dje. Ne jemi në dijeni që një zyrtar i yni është shpallur person i padëshiruar, por qëndrimi i OKB-së është se ne nuk jemi shtet dhe koncepti i personit të padëshiruar vlen në raportet mes shteteve, por nuk aplikohet ndaj Kombeve të Bashkuara”, thotë zëdhënësi.

Njoftimin për shpalljen e zyrtarit rus të misionit të UNMIK-ut si person të padëshiruar e bëri Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z. Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’. Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshoj territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019”, shkruan zoti Haradinaj.

Punonjësi rus i Kombeve të Bashkuara dhe punonjësi tjetër i kombësisë serbe u arrestuan gjatë ndërhyrjes së policisë për të hequr barrikadat e vendosura nga banorët në komunën e Zubin Potokut për të penguar veprimet e policisë. Zyrtarë të policisë thanë se një makinë e UNMIK-ut ndodhej në njërën nga barrikadat e vendosura në komunën e banuar me shumicë serbe. Zyrtari rus ndodhet në një spital të Beogradit për t’u kuruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJIGANDE DHE SIPAS TRADITAVE/ Çifti i njohur i showbizit bën dasmën e dytë
Previous article EKZEKUTIMI I ISH-POLICIT/ Shenja që tradhtoi Gjergj Cukalin, dyshohet se ai…

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT