• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rusi: Gjetja e trupave të viktimave pas rrëzimit të aeroplanit mund të zgjasë një javë
Home
Europë

Rusi: Gjetja e trupave të viktimave pas rrëzimit të aeroplanit mund të zgjasë një javë

12 February, 2018 luljetaautor Europë, Nderkombetare

Operacioni i kërkim-shpëtimit në zonën e rrëzimit të aeroplanit jashtë territorit të Moskës mund të marrë një javë, kanë thënë autoritetet ruse.

Si pasojë e rrëzimit të aeroplanit kanë vdekur 71 personat që kanë qenë në bord.

“Puna në vendin e ngjarjes është duke u kryer gjatë gjithë kohës”, u ka thënë gazetarëve ministri për Situata Emergjente, Vladimir Puchkov.

Ministria ka thënë se vetëm dy trupa janë gjetur deri më tash.

Në këtë operacion janë në detyrë rreth 400 punëtorë.

Puchkov ka thënë se operacioni i kërkimit është vështirësuar, “për shkak të zonës së gjerë, borës së madhe dhe territorit të komplikuar”.

Aeroplani Antonov An-148 është zhdukur nga radari më 11 shkurt pak kohë pasi ishte nisur nga aeroporti Domodedovo në Moskë për në Orsk, kanë thënë zyrtarët.

“Të 65 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekipit që kanë qenë në bord kanë vdekur”, është thënë përmes një deklarate të zyrës ruse për hetimet e transportit.

Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov ka thënë se presidenti “ka shprehur ngushëllimet e thella për të gjithë ata që kanë humbur të afërmit në këtë ngjarje”.

Edhe Shtëpia e Bardhë ka shprehur ngushëllime për famijet e viktimave duke thënë se “SHBA-ja është thellësisht e mërzitur për vdekjet tragjike të anëtarëve të bordit”.

Zëdhënësja e kompanisë, Saratov Airlines, Yelena Voronova, e ka identifikuar pilotin si Valery I. Gubanov, 51 vjeçar me 5,000 orë eksperiencë.

“Ekipi ka qenë me përvojë dhe aeroplani i sigurt”, i ka thënë ajo televizionit amerikan ABC.

Pjesët e aeroplanit janë gjetur në distriktin Ramenskoye, rreth 40 kilometrave larg aeroportit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Wenger: Aubameyang ka ndikuar në vetëbesimin e Lacazette
Previous article Pas negociatave "ekziston një dëshpërim"/ Debat i ashpër edhe në CDU

luljetaautor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit

IZRAELI NUK NDALET/ Netanyahu urdhëron goditje të reja në Bejrut Botë

IZRAELI NUK NDALET/ Netanyahu urdhëron goditje të reja në Bejrut

PARALAJMËRON IRANI: Hija e luftës ende ekziston, forcat tona kanë gishtin në këmbëz Botë

PARALAJMËRON IRANI: Hija e luftës ende ekziston, forcat tona kanë gishtin në këmbëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT