• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pas negociatave “ekziston një dëshpërim”/ Debat i ashpër edhe në CDU
Home
Europë

Pas negociatave “ekziston një dëshpërim”/ Debat i ashpër edhe në CDU

12 February, 2018 Ina.Autor Europë, Nderkombetare

Pas negociatave dhe vendimit për krijimin e koalicionit të madh, nuk ka qetësi as në CDU. Tani po kontestohet ndarja e posteve, madje edhe vetë kancelarja Merkel.

Bundeskanzlerin Angela Merkel Telefonat (picture-alliance/dpa/R. Jensen)
Në CDU “ekziston një dëshpërim” i madh lidhur me vitet e ardhshme, thotë shefi i rinisë së CDU, Paul Ziemiak, për gazetën “Bild am Sonntag”. Kancelarja Angela Merkel “duhet të tregojë guxim dhe në ministri të futen edhe zëra kritikë”. Bëhet fjalë për të ardhmen e CDU-së si një parti popullore.

Ai kërkon nga kreu i partisë që në fund të shkurtit të bëhen publike para kongresit të partisë vendimet për emërimet në ministri, të cilat me marrëveshjen për koalicion, do t’i takojnë CDU-së dhe CSU-së. “Emrat duhet të bëhen publik”, thotë Ziemiak. Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, CDU mund të futet me një ndërgjegje të pastër në koalicion të ri me partitë e tjera.

Shumë politikanë të Unionit kanë kritikuar ndarjen e ministrive. Partia “me vetëm 20% të votave”, SPD, ka marrë gjashtë ministri, ndër to tri shumë të rëndësishme. Kjo ka shktaktuar pakënaqësi të mëdha tek CDU. Në veçanti humbja e ministrisë së Financave ka shkaktuar protesta.

“Goditje e rëndë”

“Kjo të dhemb shumë”, thotë Jens Spahn, anëtar i kryesisë në CDU, për gazetën “Presse am Sonntag”. Fakt është që pa sakrifikuar këtë ministri, nuk ka pasur shanse të krijohet një koalicion me partinë SPD, por “çmimi është bukur i lartë”, tha Spahn. Për CDU-në është kjo një goditje e rëndë. Ministri Peter Altmaier relativizon këtë humbje. Natyrisht që humbja e kësaj ministrie paraqet humbje, sepse ka qenë një pjesë e identitetit të saj”, thotë ai për gazetën “Welt am Sonntag”. Nga ana tjetër, CDU do të ketë ministrinë e Ekonomisë, që nuk e ka pasur për gati 10 vjet me radhë. Ndërsa ministria e Financave, sipas të gjitha gjasave, do të drejtohet nga Olaf Scholz (SPD).

Lëkundja e karriges së kancelares Merkel?

Krahas debatit për humbjen e posteve ministrore, kohët e fundit janë shtuar zërat që kërkojnë edhe përfundimin e erës së kancelares Merkel. Deputeti i CDU Klaus-Peter Willsch ka kërkuar nga partia e tij që të përgatitet për kohën pas kancelares Merkel. “Ne duhet të mendojmë që tani se si do pozicionohemi pas kancelares”, tha Willsch për gazetën “Rheinischen Post”.

Edhe më konkret ishte sekretari i shtetit Spahn, i cili për gazetën “Presse am Sonntag”, foli për “kohën pas kancelares Merkel”. CDU ka njerëz të mirë gjithandej. Konkretisht ai foli për kryeministrin e Saksonisë, Michael Kretschmer, shefin e partisë në Tyringji Mike Mohring, zëvendëskryetaren Julia Klöckner, deputetin Carsten Linnemann dhe shefin e rinisë në CDU Ziemiak.

Spahn foli për një konkurrencë të denjë për postet udhëheqëse në CDU, “kur të vijë koha”. Christian Wagner i ka bërë thirrje kancelares Merkel që të japë një sinjal të qartë, sa më parë. Politikanët e përgjegjshëm mendojnë edhe për pasardhësit e tyre, por në këtë drejtim ende nuk ka asnjë sinjal. Në CDU mendohet se krerët e partisë duhet të ulen dhe të bisedojnë se si duhet evituar një katastrofë edhe më e madhe, pas rezultateve të dobëta që partia ka shënuar në zgjedhjet e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rusi: Gjetja e trupave të viktimave pas rrëzimit të aeroplanit mund të zgjasë një javë
Previous article DILEMA/ A duhet të shkojë Vuçiqi në Zagreb?

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit

IZRAELI NUK NDALET/ Netanyahu urdhëron goditje të reja në Bejrut Botë

IZRAELI NUK NDALET/ Netanyahu urdhëron goditje të reja në Bejrut

PARALAJMËRON IRANI: Hija e luftës ende ekziston, forcat tona kanë gishtin në këmbëz Botë

PARALAJMËRON IRANI: Hija e luftës ende ekziston, forcat tona kanë gishtin në këmbëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT