• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RUSËT NISIN ARRATISJET PAS REKRUTIMEVE TË PUTINIT/ 5 mijë euro për të ikur
Home
Nderkombetare

RUSËT NISIN ARRATISJET PAS REKRUTIMEVE TË PUTINIT/ 5 mijë euro për të ikur

22 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Vendimi i Putin për mobilizimin të pjesshëm ushtarak në lidhje me luftën në Ukrainë, ka bërë që të ketë një bum kërkesash për tu larguar nga vendi.

Meshkujt dëshirojnë ti shpëtojnë me patjetër rekrutimit ushtarak. Fluturimet direkte të planifikuara për këtë ditë nga Moska për në Stamboll, Jerevan dhe Baku, kryeqytetet e Turqisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit, u shitën plotësisht. Po ashtu brenda disa orësh, fluturimet për në Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan gjithashtu ndaluan së shfaquri në faqet e internetit.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta e pavarur ruse Meduza në kanalin e saj në Telegram. Disa rrugë lidhëse, duke përfshirë atë nga Moska në Tbilisi, gjithashtu nuk ishin të disponueshme. Fluturimet më të lira nga Moska në Dubai kushtojnë më shumë se 300,000 rubla (pothuajse 5,000 euro), që është rreth pesëfishi i pagës mesatare mujore.

Sipas agjencisë Rbc, tre rrugët (më të shpejtat për të lënë vendin dhe për të shpëtuar nga rekrutimi në ushtrinë ruse) me trena dhe autobuza , kanë vende në dispozicion vetëm nga e premtja, por me një kosto prej rreth një mijë dollarësh për njeri.

Miliona rusë u zgjuan të mërkurën dhe kuptuan se ata mund të thirreshin për t’u bashkuar me luftën e vendit dhe pushtimin e territorit ukrainas. Për gati shtatë muaj, shumë rusë thjesht u përpoqën të injoronin pushtimin e Ukrainës. Tani, për shumë familje, lufta po troket në pragun e tyre.

“Kjo është ajo nga e cila të gjithë kemi frikë kur filloi lufta,” tha një nënë, e cila beson se djali i saj mund të thirrej.

Sigurisht që ka disa që deklarohen të gatshëm për të luftuar. Një burrë rreth të 30-ave me përvojë ushtarake i tha mediave se e konsideron detyrën e tij patriotike të shkojë në ushtri nëse thirret.

“Dua të mbështes vendin tim,” tha ai.

Deri më tani, Rusia nuk i ka mbyllur kufijtë e saj për të parandaluar të rinjtë që të ikin nga rekrutimi, por shumë besojnë se një veprim i tillë nuk do të vonojë shumë.

Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë radhë makinash në kufirin rus me Gjeorgjinë .

Trafiku i automjeteve që mbërrijnë në kufirin lindor të Finlandës me Rusinë u rrit gjatë natës, njoftoi roja kufitare finlandeze herët në mëngjes, duke shtuar megjithatë se situata ishte nën kontroll.

Një total prej 4,824 rusë mbërritën në Finlandë përmes kufirit lindor dje, nga 3,133 një javë më parë. Roja kufitare është në gatishmëri në nëntë pika kontrolli, vuri në dukje ai gjithashtu në deklaratat që bëri për Reuters

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUJTOHEM QË NUK..."/ Semi Jaupaj na tregon se çfarë e pengon publikimin e këngës së saj të re
Previous article ZJARRI NË BANESË I MORI JETËN TË MOSHUARËS/ Flet me lotësh vajza e të moshuarës: E kërkova jashtë se mendova se kishte dalë, dyshojmë se…

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT