Që nga shpërthimi i koronavirusit në dhjetor 2019, janë hedhur shumë dyshime dhe teori konspirative në lidhje me Institutin e Virologjisë Wuhan. Pretendohet se koronavirusi ka dalë nga laboratori i veçantë, ku studiuesit po studionin virusin prej shtatë vitesh. Tani, disa fotografi të rralla nga laboratori kanë përforcuar këto teori gjatë pandemisë së koronavirusit.

Laboratori në Wuhan mban më shumë se 1.500 lloje të viruseve vdekjeprurëse dhe është i specializuar në kërkimin e patogjenëve më të rrezikshëm, në veçanti të viruseve të bartura nga lakuriqët.

Origjina e koronavirusit

Shumë shkencëtarë kanë pohuar se koronavirusi vdekjeprurës i cili ka infektuar mbi 1.6 milion njerëz është hedhur globalisht tek njerëzit nga kafshët e egra të shitura si ushqim në një treg në Wuhan, por ekzistojnë disa teori që kundërshtojnë pretendime të tilla.

Disa ekspertë dhe zyrtarë gjithashtu pohuan se virusi, i quajtur si SARS-CoV-2, mund të ishte një armë biologjike e krijuar në Kinë, ndërsa një grup tjetër njerëzish pretenduan se virusi ishte i ruajtur në laboratorin Wuhan nga ku ka dalë gabimisht.

Disa imazhe janë shfaqur nëpër mediat sociale dhe faqet e lajmeve, të cilat janë kapur midis viteve 2015 dhe 2017. Këto foto na japin një mundësi për të parë brenda laboratorit në Wuhan. Në këto imazhe shihet se studiuesit e Wuhan kanë veshur kostume mbrojtëse si astronautët si dhe mburoja të kokës brenda laboratorit ndërsa kryenin eksperimente.

Laboratori Wuhan

Zyrtarët në Kinë vendosën të ndërtojnë laboratorin pasi vendi vuajti nga shpërthimi i SARS në 2002 dhe 2003 i cili infektoi 8.422 njerëz dhe vrau 774 individë në të gjithë botën. Laboratorit iu deshën 15 vjet për të përfunduar. Është një laborator me katër kate me nivelin më të lartë të biosigurisë dhe laboratori më i përparuar në Kinë.

Sipas profesorit Richard Ebright nga Instituti i Mikrobiologjisë Waksman i Universitetit Rutgers, New Jersey, virusi mund të mos jetë krijuar në laborator, por ka shpëtuar prej andej me lehtësi ndërkohë që do ketë qenë duke u analizuar.

Ai gjithashtu tha se ka parë studiues në të dy laboratorët që studiojnë viruset me siguri vetëm të ‘niveli 2’, ndërkohë niveli i rekomanduar është 4. Kjo do të thotë se është një mbrojtje minimale kundër infeksionit të punëtorëve të laboratorit.

“Grumbullimi i viruseve, kultura, izolimi ose infeksioni i kafshëve paraqesin një rrezik të konsiderueshëm të infektimit të një punëtori laboratori, dhe nga punëtori i laboratorit, më pas tek publiku”, thotë ai por më tej shton se teoritë e konspiracionit nuk e vrasin mendjen shumë për të vërtetën, por kanë si qëllim vetëm krijimin e dyshimeve dhe ankthit.

/Ora News.tv/