Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka takuar Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan dhe Kryetaren e Demokrateve Nensi Pelozi.
Kryeparlamentari ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e dhënë duke i ftuar për të vizituar Shqipërinë.
“Keni mirenjohjen tone per mbeshtejen dhe angazhimin tuaj personal ndaj Shqiperise. Eshte deshira ime dhe e Parlamentit shqiptar qe ju te vizitoni Shqiperine,” tha Ruçi.
Ndërkohë nga ana tjetër Pelozi tha se Tirana zyrtare është aleate e SHBA-ve në Ballkan.
“Shqiperia nje aleat i rendesishem i ShBA ne Ballkan. Do te jete nje kenaqesi te vizitoj Shqiperine,” u shpreh ai. (TemA)


