• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RUAJTJA E NIVELIT 4%/ FMN: Rritja ekonomike e Shqipërisë është pozitive
Home
Ekonomi

RUAJTJA E NIVELIT 4%/ FMN: Rritja ekonomike e Shqipërisë është pozitive

6 May, 2019 k.autor Ekonomi

Rritja ekonomike e Shqipërisë do të vijojë të jetë pozitive dhe për periudhën afatmesme, do të jetë në nivelin 4%.

Në përmbyllje të misionit të radhës në Shqipëri, përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jan Kess Martijn në konferencën e përbashkët për shtyp sot në Tiranë, me kreun e Banksë së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministren e Financave dhe të Ekonomisë, Anila Denaj, tha se “ne mendojmë se prespetiva ekonomike e Shqipërisë është përgjithësisht e favorshme. Rritja e saj pritet të jetë e moderuar për vitin 2019 megjithatë do të vijojë të jetë rreth nivelit 4% në periudhën afatmesëm”.

Gjatë fjalës së tij, Martijn tha se, borxhi publik pritet të zbresë në 69,3% në fund të këtij viti, deficiti fiskal ka rënë në fund të vitit 2018 ndërsa inflacioni synon objektivin e parashikuar prej 3% të BSH-së.

“Fillimi i qëndrueshëm varet edhe nga përmirësimi në fushën në fushën e ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”- tha ai.

Martijn nënvizoi se, kufizimi i risqeve fiskale dhe angazhimi i qeverisë për shlyerjen e TVSH-së në afat do t’i japë frymëmarrje më të madhe bizneseve.

“Duke u mbështetur në reformat e ndërmarra ne rekomandojmë kufizimin e risqeve fiskale. Specifikisht rekomandojmë që të bëhet një korrigjim i masave që fragmentizojnë bizneset. Shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj tyre është e mirëpritur. Nevojitet veprim i menjëhershëm, që të lahen detyrimet e prapambetura pasi cënojnë bizneset. Rimbursoni TVSH në afat, madje sa më shpejt të jetë e mundur. Të përmirësohet emetimi i borxhit publik”, tha ai.

Ai vuri në dukje se, Shqipëria është e ekspozuar ndaj rritjes së risqeve të Bashkimit Europian.

Ndërsa theksoi se, duke u mbështetur në reformat e kohëve të fundit për forcimin e administrimit të risqeve të administratës tatimore, ne rekomandojnë kufizimin e risqeve fiskale dhe krijimin e amortizuesve fiskalë nëpërmjet konsolidimit të mëtejshëm fiskal me përpjekje të qëndrueshme në anën e të ardhurave dhe fuqizimit të institucioneve buxhetore.

Nga ana e saj, ministrja Denaj tha se MF-ja ka si objektiv të sajin uljen e detyrimeve të prapambetura.

Kurse Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko u shpreh se ekuilibrat e ekonomisë janë duke u përmirësuar. “Gjatë 2018 është forcuar stimuli monetar. Ka pasur rrije konsumi dhe investimi. Presim kthimin e inflacionit në objektiv”,- vijoi ai

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË/ Meghan dhe Princ Harry bëhen prindër, lind djali
Previous article "LUFTË" E RE TREGTARE/ Trump kërkon RRITJEN e tarifave për produktet ”Made in China”

k.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

RRITEN ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja Ekonomi

RRITEN ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

BORDI UL ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Nafta dhe benzina 3 lekë më lirë Ekonomi

BORDI UL ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT