• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRUMBULLAKU TAKOHET ME AMBASADOREN E FRANCËS/ Në fokus zgjerimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit
Home
Aktualitet
Kronikë

RRUMBULLAKU TAKOHET ME AMBASADOREN E FRANCËS/ Në fokus zgjerimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit

21 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku priti në ambientet e DPPSh-së, një delegacion të lartë nga agjencitë ligjzbatuese franceze, i cili kryesohej nga Ambasadorja e Francës, në Shqipëri, Sh. S. Znj. Catherine Suard dhe përbëhej nga Atasheu i Sigurisë së Brendshme, z. Augustin Andres, oficeri ndërlidhës për migracionin, z. Christophe Cherault dhe nga asistenti i Zyrës së Bashkëpunimit Policor, z. Jetnor Isufaj.

Takimi, për të shprehur mirënjohjen e ndërsjellë për bashkëpunimin e deritanishëm, ndërmjet Policisë shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese franceze, si dhe për ta konsoliduar më tej këtë bashkëpunim, me qëllim shumëfishimin e kapaciteteve në luftën kundër krimit ndërkombëtar, krimit të organizuar, emigracionit ilegal dhe pastrimit të parave, si dhe për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: “Bashkëpunimi i deritanishëm me agjencitë ligjzbatuese franceze ka qenë në nivele të larta, konkret dhe tejet i frytshëm, në dobi të qytetarëve të vendeve tona. Ky bashkëpunim duhet të intensifikohet më tej, përmes hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta, të cilat do të bëjnë të mundur shkatërrimin e grupeve kriminale me veprimtari ndërkombëtare, si dhe gjurmimin, përcaktimin dhe asgjësimin e aseteve të tyre. Në emër të Policisë së Shtetit, iu garantoj angazhim maksimal të të gjitha strukturave, për të qenë partnerë dhe koordinues profesionistë dhe të besueshëm, në operacione policore të përbashkëta, me impakt ndërkombëtar.”

Ambasadorja, Sh. S. Znj. Catherine Suard: “Ndonëse kam pak kohë me këtë detyrë, takimet që kam zhvilluar me titullarë dhe punonjës të Policisë, më kanë bërë të kuptoj cilësinë e bashkëpunimit ndërmjet nesh, i cili është efektiv dhe produktiv për të dyja palët. Shkëmbimi i informacioneve në kohë reale dhe besimi i ndërsjellë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve të rrezikshëm, të kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të shteteve tona. Me rastin e kësaj vizite dua të shpreh mirënjohje dhe vlerësim për angazhimin 100% të strukturave tuaja, kundër emigracionit të paligjshëm. Qeveria dhe Policia franceze angazhohen për të ofruar mbështetje dhe partneritet në luftën kundër kësaj veprimtarie kriminale, për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale, si dhe kundër veprimtarive të tjera që janë fokus i përbashkët.”

Të dy titullarët u dakordësuan për hartimin dhe zbatimin e marrëveshjeve, nga ekspertë të nivelit të lartë teknik, me objekte bashkëpunimin me Institutin e Policisë Shkencore, për implementimin e bazës së të dhënave të sistemit të balistikës, ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj franceze, si dhe rivlerësimin e masave parandaluese ndaj braktisjes së të miturve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I 6 TRQVE NË GREQI/ Arrestohen 10 persona në Turqi, dyshohet se po përgatiteshin për hakmarrje
Previous article REFORMA E PENSIONEVE/ Braçe: Vendimet e 5 viteve të fundit, të rëndësishme por jo të mjaftueshme

s.autor

Postime të ngjashme

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

“U KËRKOJ FALJE 100 HERË”/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier nga tre adoleshentet, flet nëna e dhunueses: Vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor Aktualitet

“U KËRKOJ FALJE 100 HERË”/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier nga tre adoleshentet, flet nëna e dhunueses: Vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal Aktualitet

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT