Kryeministri Rama ka publikuar sot pamje nga pjesa e ndertuar e rruges Korçë-Ersekë, duke garantuar se eshte zgjidhur përfundimisht përmes zgjerimit me 3 korsi kalimi në pjesën e saj më të vështirë gjatë dimrit.

Postimi i plotë

MIRËMËNGJES 😃

dhe me këto pamje nga 17.6 km e para të përfunduara të rrugës Korçë-Ersekë, me standarde europiane dhe e plotësuar në pjesën urbane të saj me korsinë e biçikletave, pemët dekorative, ndriçimin rrugor e trotuaret, si edhe duke zgjidhur përfundimisht përmes zgjerimit me 3 korsi kalimin në pjesën e saj më të vështirë gjatë dimrit, ju uroj një ditë të mbarë 😊

Vitin e ardhshëm do të fillojë dhe ndërtimi i pjesës tjetër për të çuar deri në fund këtë projekt të rëndësi