• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRUGA E ARBRIT TOTALISHT E BLLOKUAR NGA BORA/ Si paraqitet situata në Dibër dhe Korçë, dhjetëra fshatra pa energji elektrike
Home
Sociale

RRUGA E ARBRIT TOTALISHT E BLLOKUAR NGA BORA/ Si paraqitet situata në Dibër dhe Korçë, dhjetëra fshatra pa energji elektrike

26 November, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës, vendi është pushtuar nga ngricat, por si paraqitet situata në akset problematike.

Situata në Qarkun Dibër:
Pjesa më e madhe e rrugëve në qarkun Dibër është e paralizuar, ndërsa Rruga e Arbrit është totalisht bllokuar, për shkak të prezencës së akullit në rrugë.

Situatë problematike mbetet me furnizimin me energjinë elektrike.
Aktualisht thuajse të gjithë fshatrat e Qarkut Dibër është pa rrymë si pasojë e këputjes së telave dhe shtyllave.

Pa energji ka qenë edhe i gjithë qyteti i Bulqizës dhe një pjesë e Peshkopisë. Rrugët rurale janë të pakalueshme si pasojë e prezencës së borës që varion nga 20 deri në 40 centimetra.
Situata në qarkun Korçë:

Situata në qarkun e Korçës sot paraqitet normale në të gjitha akset rrugore dhe territorin e çdo bashkie, megjithatë reshjet priten të ndikojnë në disa pjesë të qarkut edhe në ditët në vazhdim.
Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, tregon se deri në datë 29 nëntor parashikohen reshje të tjera në formën e dëborës të herëpashershme në lartësim mbi 700-800 m, kryesisht nga dita e nesërme.

Apeli i Emergjencave Civile
Strukturat e emergjencave civile në çdo bashki, ekipet dhe mjetet borëpastruese të tyre dhe subjekteve të kontraktuara, kanë vijuar punën për heqjen e borës dhe shpërndarjen e kripës dhe qëndrojnë në monitorim të vazhdueshëm të çdo aksi, si dhe qarkullimi po kryhet pa probleme.
Në kushtet e borës dhe temperaturave të ulta, drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këto zona dhe të pajisen me goma dimërore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Aksident në Levan-Tepelenë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal
Previous article "ECJA E FUNDIT BASHKË"/ Julian Deda publikon foton me të atin

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT