“Rruga nuk kalohet me asnjë makinë tjetër përveçse makinë e tipit fuoristradë. Merrni gomë rezervë se nuk i dihet. Mos shkoni me makinë të vogël. Nëse ju zë makina më mirë mos e provoni fare…” etj etj, janë padyshim fjalitë që të gjithë personat që kanë dashur të udhëtojnë drejt Thethit kanë dëgjuar të paktën 1 herë.
Pas tyre, të shumtë kane qenë edhe turistët e huaj, që me të mbaruar eskursionin e tyre, janë “turrur” drejt “Trip Advisor” për të lënë njëzëri komentin: “Vend fantastik, por rruga e ferrit”.
Ndonëse Thethi është padyshim një nga perlat e turizmit tonë malor, elemente të tilla jo gjithmonë ia kanë vlejtur mundin e njerëzve.
Të paktën deri sot.
Mëngjesi nisi me super lajmin e kryeministrit Rama se rruga do të nis rindërtimin e saj. Siç e quajti dhe ai vetë, ky moment i shumëpritur, do ta kete pikënisjen pikërisht javën e ardhshme.
JAVEN E ARDHSHME… nis rindërtimi i Rrugës së Thethit, një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës së magjishme turistike dhe në funksion të zhvillimit të integruar të qarkut të Shkodrës🌲#ShqipëriaqëDuam☀️🇦🇱
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 22. August 2019
Kështu, i jepet fund njeherë e mirë vuajtjeve të shoferëve, turistëve e banorëve të zonës për të shijuar keshtu qetësisht e përfundimisht bukuritë e Thethit magjik!
Përgatiti: AlpeNews.al


