• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RROKE SHKENCËN”/ Ministrja Shahini mirëpret nxënësit fitues të olimpiadës: Këtë iniciativë rajonale të Qarkut Korçë
Home
Aktualitet

“RROKE SHKENCËN”/ Ministrja Shahini mirëpret nxënësit fitues të olimpiadës: Këtë iniciativë rajonale të Qarkut Korçë

24 December, 2019 Delo.autor Aktualitet

Ministrja Besa Shahini priti sot në një takim pranë ambienteve të MASR nxënësit olimpiadistë dhe mësuesit e gjimnazit “Muharrem Çollaku” Pogradec, shkollë kjo fituese e Olimpiadës “Rroke Shkencën” organizuar në Qarkun e Korçës mes datave 2-6 Dhjetor, 2019. Të pranishëm ishin gjithashtu Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, Deputeti i Qarkut Korçë Ilirjan Pendavinji, Përgjegjësi i Departamentit të Matematikës dhe Fizikës në Universitetin “Fan Noli” Korçë, Artur Adili (nën cilësinë e organizatorit të kësaj olimpiade), si dhe mësues e drejtues të gjimnazit “Muharrem Çollaku” Pogradec.

Kjo olimpiadë është zhvilluar në pesë fazat (nën-olimpiadat) si vijon: a) Olimpiada e Shkencave Sociale “Dora D’Istria”; b) Olimpiada e Biologjisë dhe Kimisë “Alkimisti”; c) Olimpiada e Fizikës “Niko Thomo”; d) Olimpiada e Informatikës “Alan Turing”; si dhe e) Olimpiada e Matematikës “Petraq Pilika”. E veçanta e këtij organizimi është se Olimpiada “Rroke Shkencën” nuk ka qenë individuale, por në grup, dhe çdo shkollë është përfaqësuar nga 5 nxënësit më të mirë të saj.

Duke vlerësuar këtë iniciativë të ndërmarrë dhe duke uruar nxënësit fitues, Ministrja Shahini e shprehu si shumë të nevojshëm takimin me nxënësit fitues: “Kemi nevojë të dëgjojmë nga ju se si keni arritur të dilni kaq mirë dhe si ta zgjerojmë mënyrën tuaj të studimit në mënyrë që edhe nxënësit e tjerë të kenë sukses në shkenca, matematikë, fizikë, bio-kimi dhe informatikë”, u shpreh ajo ndërsa u nënvizoi gjithashtu se “kjo arritje është jashtëzakonisht mirë për sistemin arsimor, pasi ne mësojmë nga kjo që të shohim pak se si po ecin edhe politikat tona arsimore”.

Gjatë bashkëbisedimit, Ministrja Shahini garantoi gatishmërinë e MASR dhe zyrave arsimore vendore pranë çdo bashkie, në mënyrë që kjo iniciativë dhe kjo metodë e re gare në grup e zhvilluar për rajonin e Korçës të replikohet së shpejti në të gjitha qarqet e vendit. Në Olimpiadën “Rroke Shkëncën” u përfshinë të gjitha 24 shkollat e mesme të Qarkut të Korçës. Çdo nën-olimpiadë është zhvilluar në një ditë të caktuar, ku janë shpallur edhe fituesit e saj. Në fund, janë mbledhur pikët për secilën olimpiadë dhe rezultatet e kësaj shume kanë shpallur fitues gjimnazin “Muharrem Çollaku” Pogradec.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SURPRIZË NË SHTËPINË E BARDHEBLUVE/ Tirana vendos për trajnerin e ri (FOTO)
Previous article SHERRI VERA-ALKETA/ Gazetarja: Më vjen keq që askush s’po shkruan për lajmin më të bukur të Festivalit

Delo.autor

Postime të ngjashme

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit Aktualitet

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT