Jemi mësuar t’i shohim politikanët çdo ditë disi ndryshe, e në përpjekje për tu “përshtatur” me kohën. Kjo duke parë dhe aktivitetin e tyre nëpër rrjetet sociale, ku që nga kryeministri aktual Edi Rama, deputetë të ndryshëm, e deri tek lideri i opozitës Basha, janë mjaft aktiv.
Sigurisht kjo pasi ky rrjet social ka vite që është përhapur dhe ndoshta është më e lehtë në përdorim për to. Pikërisht këtij rrjeti social mesa duket deputetët e opozitës i qëndrojnë më shumë “besnik”, duke qenë thuajse përdorues të rregullt.
Po në “Instagram”?
Gjithashtu dhe në instagram ka mjaft deputetë të ndryshëm të cilët janë shumë aktiv. Ajo që bie në sy është se ka disa deputëtë/e opozitarë të cilët nuk figurojnë në këtë rrjet social
Përsa i përket ktëtij krahu kryesimin për më shumë ndjekës e mban kreu Lulzim Basha. E përsa i përket më pak të ndjekurit, duket se është deputeti Romeo Gurakuqi.
Ja sesi vijon lista e disa deputetëve opozitarë të cilët janë përdorues të instagramit:
1-Lulzim Basha-39,300 ndjekës
2-Monika kryemadhi 30.200 ndjekës
3- Grida Duma-15,700 ndjekës
4-Ervin Salianji-6,153 ndjekës
5-Nard Ndoka-6,082 ndjekës
6-Rudina Hajdari-4,062 ndjekës
7-Klevis Balliu-1,678 ndjekës
8-Dhurata Çupi-887 ndjekës
9-Izmira Ulqinaku-566 ndjekës
10-Romeo Gurakuqi-412 ndjekës
/AlpeNews.al