• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITJE TEMPERATURASH DHE RREBESHE SHIU NË…/ Parashikimi i motit për sot
Home
Sociale

RRITJE TEMPERATURASH DHE RREBESHE SHIU NË…/ Parashikimi i motit për sot

7 March, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria

Orët e para të ditës kanë nisur me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku hërë pas here pritet zhvillim i tyre duke rrezikuar shira të dobët dhe afat-shkurtër, më të
theksuara në zonat veriore – veriperëndimore.

Parashikohet që pas mesditës, vranësirat të pësojnë zhvillim edhe në ekstremin Jugor duke gjeneruar rrebeshe shiu, herë pas herë shirat do të paraqiten në formë shtrëngate.

Orët e pasdites dhe në vijim dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit; përjashtuar zonat
veriore të cilat mbeten me shira të dobët. Pritet përmirësim i kushteve të motit në të gjithë territorin vetëm në orët e vona të natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mëngjes, por do të mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 18°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet
detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Fuqizimi i mëtejshëm i vranësirave do të sjellë rrebeshe shiu si edhe breshër në zonat perëndimore dhe jugore duke lënë pjesën tjetër të Kosovës me alternime kthjellimesh dhe
vranësirash të dendura, por pa reshje. Parashikohet që nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do vijojnë orët e pasdites dhe mbrëmjes në të gjithë republikën e
Kosovës. Stuhitë e forta të erës do të mbeten prezent përgjatë gjithë – 24 orëshit.

Maqedonia e Veriut

Përsa i përket, Republikëns së Maqedonisë masat ajrore kryesisht të qëndrueshme do të sjellin, intervale të gjata me kthjellime në pothuajse gjithë ditën, ku parashikohet që vranësirat të pakta të
shfaqen pasdite dhe në mbrëmje, por nuk priten reshje. Temperatura e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme duke ngjitur termometrin deri në 14 gradë C.

Rajoni dhe Europa

Aktivizimi i një qendre të fuqishme ciklonare në jugperëndim të kontinentit do të vijojë të prodhojë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në gadishulli Iberik si edhe në jug të
francës.

Po ashtu, vijojnë prezente celulat e vranësirave duke sjellë në brigjet e italisë si edhe gadishullin e Ballkanit reshje shiu ku herë pas here do të jënë në formë shtërngate shoqëruar
me shkarkesa elektrike. Ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta dominojnë; vendet Nordike, Ishujt britanikë si edhe pjesën më të madhe të vendeve perëndimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA NË GREQI/ Një prej të mbijetuarve rrëfen tmerrin nga përplasja e dy trenave: Përjetova ferrin e Dantes
Previous article ZGJEDHJET/ Propozimi i Alibeajt për kandidatët e Primareve, Paloka: Më mirë bashkëpunojmë me Ramën

s.autor

Postime të ngjashme

PRAG TRAGJEDIE NË SHKODËR/ Gguri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë Aktualitet

PRAG TRAGJEDIE NË SHKODËR/ Gguri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë

U PËRJASHTUA NGA GARA E PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë Aktualitet

U PËRJASHTUA NGA GARA E PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

TENTUAN TË KALONIN KUFIRIN/ Policia Kufitare shpëton 11 emigrantë në det pranë Vlorës Aktualitet

TENTUAN TË KALONIN KUFIRIN/ Policia Kufitare shpëton 11 emigrantë në det pranë Vlorës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT