• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RRITJE PAGASH”/ Manastirliu: 600 mjekë dhe 2400 infermierë u punësuan me transparencë në 2 vite
Home
Politikë

“RRITJE PAGASH”/ Manastirliu: 600 mjekë dhe 2400 infermierë u punësuan me transparencë në 2 vite

18 September, 2020 F.autor Politikë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se 600 mjekë dhe 2400 infermierë u punësuan me transparencë në 2 vite. Mes të tjerash ajo deklaroi se do të ketë rritje sinjifikative të pagave për të gjithë personelin shëndetësor, i cili do të bëhet realitet së shpejti.

Këtë deklaratë Manastirliu e bëri gjatë inspektimit të punimeve të qendrës shëndetësore të Rrogozhinës, së bashku me Ministren Elisa Spiropali.

Manastirliu pohoi se pavarësisht situatës së epidemisë, nuk është ndalur puna për investimet në shëndetësi dhe qendra shëndetësore 24 orëshe në Rogozhinë, është pjesë e qendrave që po rikonstruktohet në kuadër të programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore, një program transformues në Kujdesin Parësor që prej 3 vitesh.

“Pavarësisht situatës së epidemisë në vend, që vijon të jetë një situatë serioze dhe për të cilën puna nuk ka ndalur për asnjë moment, puna nuk ka ndalur edhe për të vijuar investimet në shëndetësi, siç e kemi premtuar dhe po e bëjmë realitet për qytetarët. 40 qendra shëndetësore dhe ambulanca rehabilituam në 2 vite vetëm në qarkun e Tiranës”,- tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se nëpërmjet dy instrumenteve portalit ‘Infermierë për Shqipërinë’ dhe ‘Mjekë për Shqipërinë’ ka vijuar pa u ndalur edhe fuqizimi i burimeve njerëzore në dy vitet e fundit, në bazë meritokracisë dhe transparencës. “Janë më shumë se 600 mjekë dhe rreth 2400 infermierë të punësuar me meritë dhe transparencë në këto dy vite”,- tha Manastirliu. Qendra shëndetësore e Rrogozhinës, e cila ofron shërbim 24 orë, do t’i shërbejë me kushte dhe standarde bashkëkohore 14 mijë banorëve të kësaj zone. Vijon programi i 300 qendrave shëndetësore nga veriu në jug të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË GJITHË ËNDËRROJNË STOLIN TEK..."/ Pochettino tregon të ardhmen, flet për ofertat që mori
Previous article TË PËRQENDRUAR TEK EUROPA LEAGUE/ Pas shumë ditësh mungesë, Halili ndjek Tiranën nga afër

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT