• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E TAKSAVE/ Bizneset në Britaninë e Madhe shpallin ‘non grata’ deputetët laburistë
Home
Nderkombetare

RRITJA E TAKSAVE/ Bizneset në Britaninë e Madhe shpallin ‘non grata’ deputetët laburistë

28 December, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Në Britaninë e Madhe, revolta kundër politikës nuk po zhvillohet vetëm në parlament apo në rrugë, por edhe në vende të papritura: te berberi dhe salloni i bukurisë. Pas lokaleve të mbrëmjes, edhe berberët, parukierët dhe profesionistët e bukurisë kanë nisur të ndalojnë hyrjen e deputetëve të partisë Laburiste, në shenjë proteste ndaj rritjes së taksave dhe tarifave që, sipas tyre, po godasin rëndë bizneset e vogla.

Javët e fundit, tabela me mbishkrimin “No Labour MPs” janë shfaqur në dritaret e salloneve dhe bareve anembanë vendit. Fillimisht protesta e veçantë nisi me një reagim të pronarëve të bareve dhe pubeve, por tani është përhapur edhe në sektorin e shërbimeve personale, duke u kthyer në një zinxhir pakënaqësie.Një prej tyre është Collette Osborne, pronare e dy salloneve në Nottinghamshire, e cila i tha gazetës The Telegraph se rritja e tarifave të biznesit me mbi 10 mijë paund në vit e ka vënë aktivitetin e saj “në kufijtë e mbijetesës”. Ajo ka ndaluar hyrjen e dy deputetëve të zonës së saj, duke thënë se premtimet e tyre për mbështetje ndaj bizneseve të vogla nuk janë mbajtur.

Edhe në Londër, parukierë të tjerë shprehen se kombinimi i rritjes së kostove, pagës minimale dhe kontributeve po e bën të pamundur vazhdimin normal të aktivitetit. Sipas tyre, nuk ka më hapësirë për të përballuar goditje të reja fiskale.

Nga ana tjetër, qeveria e udhëhequr nga Keir Starmer dhe kancelarja Rachel Reeves këmbëngul se po mbështet bizneset e rrugëve kryesore, duke marrë si shembull një paketë ndihme prej miliarda paundësh.

Megjithatë, mes gërshërëve, pasqyrave dhe karrigeve të salloneve, mesazhi i bizneseve të vogla është i qartë: zemërimi ndaj politikës ka arritur aty ku nuk mban më. Në Britani, nëse je deputet laburist je i padëshiruar nga bizneset e vogla dhe jo vetëm që rrezikon të mos gjesh një tavolinë në pub, por edhe të qethesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ GODET SPANJËN/ Rrugë të përmbytura e shtëpi nën ujë nga reshjet që përfshinë vendin
Previous article "PARTIA DEMOKRATIKE DUHET TË NDRYSHOJË"/ Salianji pas takimit në Shkodër: Koha e këtij pushteti ka mbaruar

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT