• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Rritja e sigurisë, 15 oficerë pjesë e trupës mësimore pranë shkollave në kryeqytet
Home
Ekonomi

Rritja e sigurisë, 15 oficerë pjesë e trupës mësimore pranë shkollave në kryeqytet

15 March, 2018 k.autor Ekonomi

15 oficerë sigurie do të jenë pika lidhëse mes shkollës dhe Ministrisë së Arsimit për shkëmbimin në kohë të informacioneve të ndryshme që vijnë nga shkollat, për dhënien e asistencës teknike për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që në fillesat e tyre.

Në kuadër të këtij qëllimi, në Akademinë e Sigurisë, mbështetur nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit, janë trajnuar 15 Oficerët e parë të Sigurisë, të cilët do të jenë pjesë e trupës mësimore pranë shkollave të mesme të kryeqytetit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Roli i oficerëve të sigurisë do të jetë evidentimi i problemeve të ndryshme të sjelljes dhe parandalimi në kohë i konflikteve të vogla mes nxënësve, apo edhe në marrëdhënie me mësuesit.

Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj, i ka inkurajuar ata për modelin që do të krijojnë dhe për suksesin e këtij projekti. “Jeni 15 oficerë sigurie model për Shqipërinë. Ju duhet të tregoni se si do të krijoni modelin e oficerit të sigurisë së shkollave, si do të punoni dhe puna juaj nuk do të jetë teorike, do të jetë praktike. Ju do të evidentoni problematikën, të gjitha këto që unë them dhe do të operoni vetë, ju do të jepni ndihmën në moment. Jeni atje për të dhënë ndihmën që të parandaloni që ne të mos kemi kriminelë. Ne duhet të shtojmë shkollat, jo burgjet në Shqipëri”, tha ai.

Disa prej Oficerëve të sigurisë janë shprehur se ky projekt pilot është tejet i rëndësishëm, pasi kontribuon në sigurinë dhe edukimin e të ardhmes së vendit dhe në këtë kuadër do të japin maksimumin që ky të mos mbetet vetëm një projekt pilot, por të shtrihet në të gjitha shkollat e mesme të vendit, duke u shndërruar në një mision.

Marsela Dyrmyshi, oficere sigurie u shpreh se roli ynë si Oficerë Sigurie është tejet i rëndësishëm, pasi ka të bëjë me psikologjinë e adoleshentëve dhe si i tillë është shumë i vështirë për t’u trajtuar. Por ne kemi besimin, se pas këtij trajnimi dhe në bashkëpunim me stafin pedagogjik, me bordin e prindërve, me qeverinë e nxënësve si dhe me psikologun e shkollës, do të përmbushim më së miri misionin tonë.

Edhe oficeri Harris Meçolli tha se “ky nuk është vetëm një projekt, por një mision tepër i rëndësishëm për të parandaluar fenomenet negative, të cilat depërtojnë në ambientet shkollore, që “infektojnë” nxënësit, pra të ardhmen e vendit. Në Tempullin e Dijes, primare duhet të jetë edukimi, prandaj kemi një detyrë të vështirë, por që besoj se do ta përmbushim me sukses”.

Një tjetër oficere, Suada Rira tha se “roli i Oficerit të Sigurisë në shkolla është thelbësor, pasi detyra jonë parësore është krijimi i ambientit të sigurt në shkolla. Evidentimi i problemeve që në fillimet e tyre dhe trajtimi me të gjithë faktorët dhe aktorët, do të çojnë në parandalimin e tyre duke ofruar siguri në shkolla. Ne së bashku do të bëjmë të mundur që e Ardhmja të ndjehet më e sigurt ndaj fenomeneve negative të shoqërisë”

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAUL KRUGMAN/ Njeriu që qëndron pas luftës tregtare SHBA-BE
Previous article Flet talenti që refuzoi Shqipërinë: Nuk jam shqiptar, jam shqiptar i Kosovës. Aty kam më shumë...

k.autor

Postime të ngjashme

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga Ekonomi

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT