Spitalet Covid-1 dhe Covid-2 kanë arritur kapacitet dhe paraditen e sotme është hapur spitali Covid-3.
Bëhet me dije se në spitalin Covid-3 janë shtruar dhe po marrin mjekim 6 pacientët e parë.
Covid-3 është hapur në një kohë ku numri i të infektuarve çdo ditë është në rritje duke shënuar dhe rekorde të rasteve ditore.
Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 502 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 20,634, ku vetëm gjatë ditës së fundit u shënuan 319 raste të reja, shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë.